Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Tetor 2018
“La Presse” ka botuar, të enjten e 21 nëntorit 1912, në ballinë, deklaratën e Ismail Qemalit, dhënë për “Gazette de Voss – Vossische Zeitung” në Trieste para se të nisej për në Shqipëri për evenimentin më të rëndësishëm të vendit tonë.
Çfarë ka shprehur më konkretisht asokohe lideri shqiptar ?
Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
Shqiptarët dhe pavarësia
Berlin, 20 nëntor.
Gazeta Voss (Vossische Zeitung) shkruan se kreu shqiptar Ismail Qemali, i cili gjendet në Trieste, planifikon të largohet për në Durrës, me një avullore të Lloyd-it.
Ai tha se sapo të mbërrijë në destinacion do të shpallë pavarësinë e Shqipërisë :
“Ne duam ta vëmë Evropën përpara faktit të kryer dhe të krijojmë menjëherë një qeveri të përkohshme.
Shqiptarët, nëse është e nevojshme, do të luftojnë me trimërinë më të madhe për pavarësinë e tyre.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/vossische-zeitung-1912-ja-cfare-shprehu-ismail-qemali-ne-trieste-para-se-te-nisej-per-ne-durres/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://gazetadielli.com/shqiptaret-dhe-pavaresia/
http://opinion.al/ja-cfare-shprehu-ismail-qemali-ne-trieste-para-se-te-nisej-per-ne-durres/
http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8034
https://www.noa.al/lajmi/2018/10/2004554.html
https://durreslajm.al/aktualitet/cfare-tha-ismail-qemali-ne-trieste-para-se-te-nisej-ne-durres