Paris-soir (1939) : “Princesha Adile me dy vajzat e saj, nënën dhe vëllain e mbretëreshës Geraldinë kanë mbërritur në kështjellën e La Maye, në Versajë.”


“Mbesat e Mbretit Zog, fotografuar këtë mëngjes në Paris.” – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
“Mbesat e Mbretit Zog, fotografuar këtë mëngjes në Paris.” – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Qershor 2018

 

“Paris-soir” ka botuar, të enjten e 6 korrikut 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me mbërritjen e Princeshës Adile, motrës së Mbretit Zog, në kështjellën e La Maye, në Versajë.

 

Sipas gazetës franceze, ajo shoqërohej nga dy vajzat e saj, Torja dhe Danja, si dhe nga nëna dhe vëllai i mbretëreshës Geraldinë.

 

Aurenc Bebja ka sjellë në vijim shkrimin e plotë, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Princesha Adile, motra e ish-mbretit Zog të Shqipërisë, mbërriti në Paris, dje në mbrëmje, në orën 23 : 50. Ajo shoqërohej nga dy vajzat e saj, Torja dhe Danja, nga nëna e mbretëreshës Geraldinë, si dhe nga vëllai i ish-mbretëreshës, princi 16 vjeçar, Jul Apponyi.

 

Princesha dhe njerëzit që e shoqëronin arritën në kështjellën e La Maye, në Versajë, në orën dy të mëngjesit (natës).

 

Masat më të ashpra janë marrë në këtë vilë të bukur në mënyrë që asnjeri të mos besdisë mysafirët, të cilët do të jetojnë në këtë vend të bukur në heshtje më të madhe se Duka dhe Dukesha e Windsdori-t, mysafirët e mëparshëm të kështjellës.

 

Princesha bukuroshe, e cila shkoi në shtrat në orën tre të mëngjesit (natës), nuk u zgjua deri në mesditë.

 

Shërbëtorët, shqiptarë ose hungarezë, arritën këtë mëngjes.

 

Princesha, e mbyllur në vilën e bukur të Versajës, do të presë qetësisht ardhjen e mbretit Zog, mbretëreshës Geraldinë dhe princit të vogël, djalin e tyre, të cilët së shpejti do të mbërrijnë në Francë me një suitë prej pesëmbëdhjetë njerëzish.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1939-princesha-adile-me-dy-vajzat-e-saj-nenen-dhe-vellain-e-mbretereshes-geraldine-kane-mberritur-ne-keshtjellen-e-la-maye-ne-versaje/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://gazetadielli.com/princesha-adile-motra-e-mbretit-zog-ne-keshtjellen-e-la-maye/

 

https://americaneye.al/paris-soir-1939-mberritja-e-princeshes-adile-ne-versaje/

 

http://opinion.al/princesha-adile-me-dy-vajzat-e-saj-nenen-dhe-vellain-e-mbretereshes-geraldine-kane-mberritur-ne-keshtjellen-e-la-maye-ne-versaje/

 

https://voal.ch/paris-soir-1939-princesha-adile-dy-vajzat-e-saj-nenen-dhe-vellain-e-mbretereshes-geraldine-kane-mberritur-ne-keshtjellen-e-la-maye-ne-versaje/

 

http://27.al/1939-paris-soir-princesha-adile-me-dy-vajzat-e-saj-nenen-dhe-vellain-e-mbretereshes-geraldine-kane-mberritur-ne-keshtjellen-e-la-maye-ne-versaje/

 

http://kohajone.com/2018/06/27/mberritja-e-princeshes-adile-motres-se-mbretit-zog-ne-keshtjellen-la-maye/

 

http://njekomb.com/?p=116200

 

http://konica.al/2018/06/1939-princesha-adile-me-dy-vajzat-e-saj-nenen-dhe-vellain-e-mbretereshes-geraldine-kane-mberritur-ne-keshtjellen-e-la-maye-ne-versaje/

 

http://botasot.info/historia-lajme/911958/paris-soir-1939-princesha-adile-me-dy-vajzat-e-saj-nenen-dhe-vellain-e-mbretereshes-geraldine-kane-mberritur-ne-keshtjellen-e-la-maye-ne-versaje/

 

http://maqedoniashqiptare.com/2018/06/paris-soir-1939-princesha-nena-dhe-vellai-i-mbretereshes-geraldine-kane-mberritur-ne-keshtjellen-e-la-maye-ne-versaje/

 

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=7786

 

https://syri.net/arte-media/173914/1939-princesha-adile-ne-keshtjellen-la-maye-ne-versaje/