United Press (1949) / Intervista me Mbretin Zog : “Një luftë vdekjeprurëse ka vazhduar për katër vjet në Shqipëri midis njeriut të lirë të lidhur me traditat e tij stërgjyshore dhe njeriut robot që është nënshtruar një pushteti të imponuar nga një pakicë.”


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 30 Maj 2021

 

“Kansas State Collegian” ka botuar, të enjten e 20 tetorit 1949, në faqen n°6, intervistën ekskluzive të korrespondentit të “United Press” me mbretin Zog, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbreti në mërgim Ahmet Zogu i Shqipërisë thotë se Lufta Stalin-Tito është vetëm një grindje familjare

 

Nga Walter Collins

Korrespondent i United Press Staff

Copyright, 1949, nga United Press 

Kajro – (U.P) – Mbreti Ahmet Zogu i Shqipërisë, i cili e ka jetuar në mërgim për tre vjet, tha sot se lufta e ftohtë Stalin-Tito është vetëm “një grindje familjare”. Ai parashikoi që prirja e politikës botërore do të bënte të mundur që ai të kthehej në fronin e tij Ballkanik “në një të ardhme të afërt”.

 

Jugosllavia është e rrethuar

 

“Jugosllavia e gjen veten aktualisht të rrethuar nga vendet anëtare të Cominform,” tha Zogu. “Një luftë e ftohtë është shpallur kundër saj, por unë jam i mendimit se deri më tani është një grindje familjare.”

 

Në një intervistë ekskluzive me United Press – Zogu parashikoi gjithashtu që popujt e lirë dhe demokratikë përfundimisht do të ndihmonin Shqipërinë të lirohej nga Komunizmi.

 

“Një luftë vdekjeprurëse ka vazhduar për katër vjet në Shqipëri midis njeriut të lirë të lidhur me traditat e tij stërgjyshore dhe njeriut robot që është nënshtruar një pushteti të imponuar nga një pakicë.” – tha ai. “I gjithë kombi është duke u përgjakur deri në rënien e tij të fundit në këtë masakër ideologjike.”

 

Dëshiron të vizitojë Amerikën

 

Zogu tha se do të ishte i lumtur të kishte mundësinë për të vizituar Amerikën “sa më shpejt të jetë e mundur”.

 

Ai iku nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, më 8 Prill 1939, ndërsa trupat e Musolinit hynë në vend. Gruaja e tij, Mbretëresha Geraldinë, gjithashtu u largua edhe pse ajo kishte lindur një djalë vetëm tre ditë më parë.

 

Zogu ka insistuar të ruajë të gjithë protokollin e oborrit të tij në mërgim. Ai përbëhet nga tetë oborrtarë, dy prej të cilëve janë gjithmonë në detyrë. Këtu vlerësohet se Zogu shpenzon 500.000 $ në vit.

 

Ai, Mbretëresha dhe Princi i Kurorës Leka jetojnë në pallatin që është në Larens, lagje e modës në detin Mesdhe pranë Aleksandrisë.

 

“Unë besoj se evolucioni i situatës politike botërore do të na çojë në një të ardhme të afërt të parashikojmë rivendosjen e regjimit ligjor në përputhje me interesat kombëtarë të Shqipërisë.”

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/united-press-1949-intervista-me-mbretin-zog-nje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-kater-vjet-ne-shqiperi-midis-njeriut-te-lire-te-lidhur-me-traditat-e-tij-stergjyshore-dhe-njeriut-robot-qe-eshte-nenshtruar-nje-pushteti-te-imponuar-nga-nje-pakice/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/lufta-stalin-tito-eshte-vetem-nje-grindje-familjare-nje-interviste-e-mbretit-zog-ne-vitin-1949/

 

https://dosja.al/united-press-1949-intervista-me-mbretin-zog-nje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-kater-vjet-ne-shqiperi-misid-njeriut-te-lire-te-lidhur-me-tradiatt-e-tij-stergjyshore-dhe-njeriut-robot/

 

https://www.voal.ch/united-press-1949-intervista-me-mbretin-zog-nje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-kater-vjet-ne-shqiperi/

 

https://opinion.al/1949-mbreti-zognje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-4-vite-ne-shqiperi/

 

http://www.arsalbanica.mk/intervista-me-mbretin-zog-nje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-kater-vjet-ne-shqiperi-midis-njeriut-te-lire-te-lidhur-me-traditat-e-tij-stergjyshore-dhe-njeriut-robot-qe-eshte-nenshtruar/

 

https://alb-spirit.com/2021/05/30/united-press-1949mbreti-zog-nje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-4-vjet-ne-shqiperi-midis-njeriut-te-lire-te-lidhur-traditat-e-tij-stergjyshore-dhe-njeriut-robot-qe-eshte-nenshtruar-nje-pusht/

 

https://drini.us/unitet-press-1949-intervista-me-mbretin-zog-nje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-kater-vjet-ne-shqiperi-midis-njeriut-te-lire-te-lidhur-me-traditen-e-tij-stergjyshore-dhe-njeriut-robot-qe-esht/

 

https://www.syri.net/arte-media/426411/intervista-ekskluzive-e-united-press-me-mbretin-zog/

 

https://mattv.al/1949-mbreti-zog-nje-lufte-vdekjeprurese-ka-vazhduar-per-4-vjet-ne-shqiperi-midis-njeriut-te-lire-te-lidhur-me-traditat-e-tij-stergjyshore-dhe-njeriut-robot-qe-eshte-nenshtruar-nje-pushteti-te-imponua/