The United States Daily (1926) / Shqipëria, vendi i njëzet e një që pranon të heqë tarifat e vizave për turistët amerikanë



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Prill 2023

 

“The United States Daily” ka botuar, të hënën e 10 majit 1926, në faqen n°13, një shkrim rreth marrëveshjes amerikano-shqiptare mbi heqjen asokohe të tarifave të vizave, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëria pranon të heqë tarifat e vizave për amerikanët

(Turistët)

 

Burimi : The United States Daily, e hënë, 10 maj 1926, f.13
Burimi : The United States Daily, e hënë, 10 maj 1926, f.13

Turistët amerikanë tashmë mund të hyjnë në Mbretërinë e Shqipërisë pa paguar asnjë tarifë vize, pasi Departamenti i Shtetit njoftoi më 8 maj se ishte lidhur një marrëveshje reciproke për këtë qëllim. Shqipëria është vendi i njëzet e një që pranon të heqë tarifat e vizave për pasaportat amerikane në këmbim të një marrëveshjeje të ngjashme të ofruar nga SHBA për pasaportat e shqiptarëve jo-emigrantë. Teksti i plotë i njoftimit është si më poshtë :

 

Në përputhje me Aktin e 25 Shkurtit 1925 dhe Urdhrin Ekzekutiv të 15 majit 1925, ministri amerikan në Tiranë, z. Charles C. Hart, ka lidhur një marrëveshje reciproke me Qeverinë e Shqipërisë, që hyn në fuqi më 1 qershor 1926, për heqjen e tarifave për vizat joemigruese dhe aplikimet përkatëse.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-united-states-daily-1926-shqiperia-vendi-i-njezet-e-nje-qe-pranon-te-heqe-tarifat-e-vizave-per-turistet-amerikane/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/the-united-states-daily-1926-shqiperia-vendi-i-njezet-e-nje-qe-pranon-te-heqe-tarifat-e-vizave-per-turistet-amerikane/

 

https://americaneye.al/kur-shqiperia-hiqte-tarifat-e-vizave-per-amerikanet-me-1926/

 

https://opinion.al/1926-shqiperia-vendi-i-21-qe-pranon-te-heqe-tarifat-e-vizave-per-turistet-amerikane/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1970255/the-united-states-daily-1926-shqiperia-vendi-i-njezet-e-nje-qe-pranon-te-heqe-tarifat-e-vizave-per-turistet-amerikane/

 

https://alb-spirit.com/2023/04/02/kur-shqiperia-hiqte-vizat-per-amerikanet/

 

https://diasporashqiptare.al/2023/04/03/the-united-states-daily-1926-shqiperia-heq-tarifat-e-vizave-per-amerikanet/

 

https://www.voal.ch/the-united-states-daily-1926-shqiperia-vendi-i-njezet-e-nje-qe-pranon-te-heqe-tarifat-e-vizave-per-turistet-amerikane/multimedia/dossier/