Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2021
“The New York Herald” ka botuar, të premten e 24 qershorit 1932, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me ndihmën e amerikanëve në luftën kundër malaries në Shqipëri, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
SHBA ndihmon Shqipërinë në luftën kundër malaries
(Nga The Herald dhe Herald Tribune Bureau) Vjenë. — Amerikanët po ndihmojnë për të çliruar Shqipërinë nga malaria. Sipas një raporti nga Tirana, lufta kundër sëmundjes është riorganizuar dhe ka marrë një bazë më të gjerë.
Një komision i Institutit Amerikan Rockefeller, i kryesuar nga zoti Hacket, ka ngritur një stacion qendror për asgjësimin e mushkonjave në të gjithë vendin. Të gjitha ujërat e ndenjura të njohura ose të dyshuara si vende shumimi të insekteve ose drenohen (kullohen) ose bëhen të padëmshme. Në kopshtet dhe oborret e Tiranës dhe rrethinave nuk lejohen pishina (rezerva uji). Si rezultat i parë, rastet e malaries kanë rënë me 25 për qind.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-new-york-herald-1932-shba-ndihmon-shqiperine-ne-luften-kunder-malaries/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/the-new-york-herald-1932-shba-ndihmon-shqiperine-ne-luften-kunder-malaries/
https://www.syri.net/arte-media/469267/1932-kur-shba-ndihmonte-shqiperine-ne-luften-kunder-malaries/
https://opinion.al/the-new-york-herald-1932-shba-ndihmon-shqiperine-ne-luften-kunder-malaries/
https://drini.us/the-new-york-herald-1932-shba-ndihmon-shqiperine-ne-luften-kunder-malaries/