Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Korrik 2023
“The Jewish Post” ka botuar, të premten e 9 prillit 1937, në ballinë, një shkrim rreth njohjes zyrtare të komunitetit hebre asokohe nga qeveria shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Hebrenjtë shqiptarë do të hapin sinagogën e parë
Nga Jewish Telegraphic Agency
Tiranë, Shqipëri – Komuniteti i parë hebre në Shqipëri u njoh zyrtarisht nga qeveria javën e kaluar. Ai përfshin dhjetë familje hebreje në Vlorë – numri më i madh në të gjithë vendin.
E gjithë popullsia hebreje e Shqipërisë përbëhet nga 35 familje.
Pas regjistrimit zyrtar të komunitetit hebre, në Vlorë filloi ndërtimi i sinagogës së parë të ndërtuar në vend pas grumbullimit të 350 napolonëve ari.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-jewish-post-1937-qeveria-shqiptare-njeh-zyrtarisht-komunitetin-hebre-ne-vend-ne-vlore-filloi-ndertimi-i-sinagoges-se-pare/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://vloranews.al/lajme/shqiperia-e-njohu-zyrtarisht-komunitetin-e-hebre-te-saj-ne-vitin-1937/