The Autocar (1946) / Mercedezi i mbretit Zog, dhuratë e Adolf Hitlerit, është vënë në shitje. Ekzistojnë vetëm 12 të tillë dhe ja sa kushton.


Mercedez 540 K
Mercedez 540 K

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Nëntor 2019

 

Gazeta “Les Etoiles” ka botuar, të martën e 3 dhjetorit 1946, në faqen n°2, një lajm të marrë asokohe në gazetën britanike “The Autocar” në lidhje me vënien në shitje të mercedezit të mbretit Zog, një dhuratë e Adolf Hitlerit kur ai u martua.

 

Pavarësisht opinionit të gazetës franceze për mbretin Zog, shkrimi, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar, jep detaje mbi llojin (serinë) e makinës dhe çmimin e saj :

 

Tradhëtia në qendër të vëmendjes

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Në gazetën britanike “The Autocar”, lexojmë këtë njoftim shumë sugjerues : “Në shitje Mercedez i 1938, tip 540 K, makinë e shkëlqyer e prodhuar pa probleme financiare, e ofruar nga Adolf Hitleri për mbretin Zog të Shqipërisë. Çmimi : 3,250 sterlina...”.

 

1.623.000 franga, nuk është ndonjë shumë aq e madhe për fatin që do të ketë blerësi i ardhshëm të drejtojë makinën e një mbretëruci tradhtar, mbështetës i kriminelit më të madh të historisë.

 

Dhe aq më tepër, po me të njëjtën makinë, ai pati guximin të paraqitej, në qershor të 1940, para popullit anglez, ndërsa ky i fundit po luante fatin e tij duke luftuar ndaj Hitlerit dhe po me këtë automjet, në shkurt të 1946, ai u paraqit në oborrin e mbretit Faruk të Egjiptit.

 

Hitleri u dhuroi bashkëpunëtorëve të tij vetëm një duzinë makinash të këtij lloji, prandaj është nder mjaft i rrallë të kesh një të tillë ! Dhe kjo gjë, natyrisht, paguhet...

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/the-autocar-1946-mercedezi-i-mbretit-zog-dhurate-e-adolf-hitlerit-eshte-vene-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-dhe-ja-sa-kushton/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/mercedezi-i-mbretit-zog-dhurate-e-hitlerit-del-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-ja-sa-kushton/

 

https://www.syri.net/arte-media/296205/si-u-reklamua-per-shitje-mercedesi-i-zogut-dhuruar-nga-hitleri-nder-i-rralle-ta-keni/

 

https://balkanweb.com/the-autocar-1946-mercedezi-i-mbretit-zog-dhurate-e-adolf-hitlerit-eshte-vene-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-dhe-ja-sa-kushton/

 

https://gazetamapo.al/1946-kur-mbreti-zog-nxirrte-ne-shitje-mercedesin-qe-i-dhuroi-hitleri/

 

http://www.panorama.com.al/mercedesi-i-mbretit-zog-dhurate-nga-hitleri-vihet-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-ja-sa-kushton-shkrimi-ne-median-e-huaj-ne-1946/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1191045/the-autocar-1946-mercedezi-i-mbretit-zog-dhurate-e-adolf-hitlerit-eshte-vene-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-dhe-ja-sa-kushton/

 

https://opinion.al/1946-sa-kushtonte-mercedezi-i-rralle-i-mbretit-zog-dhurate-nga-hitleri/

 

https://www.voal.ch/autocar-1946-mercedezi-mbretit-zog-dhurate-e-adolf-hitlerit-eshte-vene-ne-shitje-ekzistojne-vetem-12-te-tille-dhe-ja-sa-kushton/

 

http://www.thealbanian.co.uk/1946-kur-mbreti-zog-nxorri-ne-shitje-mercedesin-qe-i-dhuroi-hitleri.html

 

https://dosja.al/viti-1946-kur-mersedezi-i-mbretit-zog-dhurata-nga-adolf-hitler-shitej-ne-ankand-per-vleren-marramendese/

 

https://www.kohajone.com/2019/11/22/media-franceze-1946-mercedezi-i-mbretit-zog-dhurate-e-adolf-hitlerit-eshte-vene-ne-shitje/

 

https://www.kultplus.com/lajme/kur-mbreti-zog-nxori-ne-shitje-mercedesin-qe-ia-kishte-dhuruar-hitleri/

 

https://www.koha.net/lemsh/195378/kur-me-1946-mbreti-zog-nxori-ne-shitje-mercedesin-qe-ia-kishte-dhuruar-hitleri/

 

https://kosova.info/kur-me-1946-mbreti-zog-nxori-ne-shitje-mercedesin-qe-ia-kishte-dhuruar-hitleri/