Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Nëntor 2020
“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 14 gushtit 1968, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me rrëfimin e fatkeqësive të Leka Zogut me përdorimin e anijeve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Leka I, mbreti i Shqipërisë në mërgim, i rrëfeu fatkeqësitë e tij Christian Bombediac-ut të “Sud-Ouest” :
“Kur bleva anijen time dy vite më parë në Angli, nuk bëra një aferë të mirë. Tani po e vë re. Mbase u nxitova pak.
Dikur lundroja, por mendova se ishte më lehtë të ktheja një çelës për të ndezur një jaht. Kështu bleva “Solartite-n”, por sapo arrita në Alicante dy zjarre ndodhën në bord.
Me mysafirët e mi, ne e vumë situatën nën kontroll, sepse, natën, parimi im është të bëj një xhiro çdo orë. Kështu që zjarrin e zbulova menjëherë. Më vonë, më ndodhën disa stuhi, por nuk kam frikë prej tyre...”
Leka I i Shqipërisë po kërkon gjithashtu një “banesë” në Paris. Duhet që ajo të ketë një tavan të lartë sepse mbreti në mërgim është i gjatë 2.04 m.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/tersi-me-anijet-rrefimi-i-leka-zogut-ne-gazeten-sud-ouest/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/tersi-me-anijet-nje-rrefim-i-leka-zogut/
https://tirananews.al/tersi-me-anijet-rrefimi-i-leka-zogut-ne-gazeten-sud-ouest/
https://opinion.al/tersi-me-anijet-rrefimi-i-leka-zogut-ne-gazeten-sud-ouest/
https://dosja.al/tersi-me-anijet-rrefimi-i-leka-zogut-ne-france/
https://observerkult.com/tersi-me-anijet-rrefimi-i-leka-zogut-ne-gazeten-sud-ouest/
https://politiko.al/e-tjera/tersi-me-anijet-rrefimi-i-leka-zogut-ne-gazeten-sud-ouest-4523