Shkrimi i Revistës Ndërkombëtare Britanike (1892) për vdekjen e Pashko Vasës : « Ishte njeri i shkëlqyer, patriot dhe krenar për origjinën e tij »


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  13 Gusht 2017

 

Në Revistën Ndërkombëtare Britanike, të botuar në vitin 1892, në Paris, në versionin francez, gjejmë një shkrim, në faqen n°170, ku flitet për vdekjen e patriotit, poetit, poliglotit, diplomatit dhe politikanit të shquar shqiptar, Pashko Vasa.

 

Bashkëkombasi ynë ka qenë një figurë e njohur dhe e respektuar në arenën ndërkombëtare, fakt të cilin nuk ka nguruar ta vë në dukje edhe media britanike.

 

Në vijim, do të gjeni dokumentin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja - Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

« Vdekja e Vasë Pashait, guvernator i Libanit, lë postin e tij vakant para kohës së planifikuar, sepse ai ishte emëruar për dhjetë vjet, dhe mandati i tij merrte fund vitin e ardhshëm.

 

Një figurë e çuditshme si Vasë Pashai po zhduket. Ai ishte shqiptar katolik nga fisi i famshëm i Mirditorëve, dhe shumë krenar për origjinën e tij, sepse ai pretendonte se ishte stërnip (pasardhës) i Aleksandrit të Madh. Kjo gjë nuk është e pamundur, aq më tepër, kur dihet se maqedonasit nuk ishin grekë.

 

Ashtu si të gjithë shqiptarët, Vasë Pashai pati momentet e tij të famshme luftarake. Ai luftoi austriakët, përkrah Manini-t, gjatë rrethimit të famshëm të Venedikut (Venecia-s).

 

Më vonë, ai shkroi shumë për Bosnjën, Hercegovinën, Malin e Zi dhe veçanërisht për Shqipërinë. Ai gjithashtu ka botuar disa vargje patriotike në gjuhën shqipe dhe disa shkrime interesante në gjuhën tonë.

 

Ai ishte një patriot dhe një njeri i shkëlqyer. Lë pas vetëm një vajzë të martuar me një armen katolik.

 

Zëvendësimi i tij nuk do të jetë i lehtë, sepse Libani është ende i ndarë në dy pjesë : Maronitët që pretendojnë se i përkasin Francës dhe Drusët Anglisë. »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

 

Publikuar në :

 

American Eye :

http://www.americaneye.al/revista-britanike-per-vdekjen-e-pashko-vases-nje-njeri-shkelqyer-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/revista-britanike-per-vdekjen-e-pashko-vases-nje-njeri-i-shkelqyer-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Prishtina Press :

https://gazetaprishtinapress.com/2017/08/13/revista-britanike-1992-per-vdekjen-e-pashko-vases/

 

Syri.net :

http://www.syri.net/arte-media/86211/si-e-njoftoi-revista-britanike-vadekjen-e-pashko-vases-vdekja-e-vase-pashait-guvernatorit-te-libanit-nje-patrioti/

 

Dita :

http://www.gazetadita.al/revista-britanike-per-vdekjen-e-pashko-vases-nje-njeri-i-shkelqyer-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/shkrimi-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-nga-aurenc-bebja-france-13-gusht-2017/

 

Dritare.net :

http://www.dritare.net/2017/08/13/revista-britanike-pashko-vasa-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen/1

 

Tema :

http://www.gazetatema.net/2017/08/13/kur-revista-britanike-shkroi-per-vdekjen-e-pashko-vases-njeri-i-shkelqyer-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Bota Sot :

http://www.botasot.info/historia-lajme/744436/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Javanews.al :

http://www.javanews.al/kur-revista-britanike-shkroi-per-vdekjen-e-pashko-vases-njeri-shkelqyer-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Tetova Jonë :

https://www.tetovajone.com/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Shqiperiaebashkuar.al :

http://shqiperiaebashkuar.al/2017/08/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=24139

 

Zani i Malsisë :

http://zanimalsise.com/shkrimi-i-revistes-nderkombetare-britanike-1892-per-vdekjen-e-pashko-vases-ishte-njeri-i-shkelqyer-patriot-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/

 

Tetovanews.info :

https://www.tetovanews.info/2017/08/kur-revista-britanike-shkroi-per-vdekjen-e-pashko-vases-njeri-i-shkelqyer-dhe-krenar-per-origjinen-e-tij/