Shkrimi i 1606 : Elokuenca, sekreti i suksesit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut në fushën e betejës


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Shtator 2017

 

Në librin « Maximes d'estat militaires et politiques » të Giovanni Botero (1544 – 1617) – të përkthyer në gjuhën frënge nga Pierre de Deimier (1580 – 1618) dhe botuar në vitin 1606 në Paris nga shtëpia botuese « Toussaincts du Bray » – gjejmë një shkrim në kapitullin « Des Capitaines excellens à se faire rendre obeïssance », më saktësisht në faqen n°33, ku flitet për Gjergj Kastriotin Skënderbeun.

 

Fragmenti në vijim, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » – trajton elokuencën ushtarake të udhëheqësve më të shquar, ndër të cilët përmendet edhe heroi ynë kombëtar :

 

« …Elokuenca (gojëtaria) ushtarake ka shërbyer dikur për të qenë një bindës i menjëhershëm, dhe në bazë të këtij virtyti, siç tregon Suetone (Caius Suetonius Tranquillus, 70 mb.K. – 122 mb.K.), Çezari (Caius Iulius Caesar, 100 p.K. – 44p.K.) i ka barazuar apo tejkaluar të gjithë ata që ishin para tij. Për këtë, Ciceroni (Marcus Tullius Cicero, 106 p.K. – 43 p.K.) shkruan se megjithëse ky luftëtar i madh ishte po aq i mirë sa Lelio (Caius Laelius Sapiens, 188 p.K. – 125 p.K.), dhe sado që një burrë e ka të vështirë të dëgjojë se një tjetër është i shkëlqyer në më shumë gjëra se ai, duke e pranuar lëvdatën ushtarake, ai ia atribuoi Lelios trofeun e elokuencës.

 

Aftësia e të qenit elokuent ka qenë shumë e dobishme në mesin e kapitenëve modernë, ku fatmirësisht i ka shërbyer Gjergj Skënderbeut, prej të cilit mësojmë nga historia, se kur ai dilte i armatosur në fushën e betejës, sytë e tij shkëlqenin mrekullueshëm nga gëzimi, fjalimi i tij gjallërues, trimërues dhe luftarak u jepte zemër ushtarëve të tij në atë mënyrë saqë i bënte jo vetëm të shkathët e guximtarë, por edhe të furishëm e përbuzës ndaj rreziqeve, madje edhe ndaj vetë vdekjes. »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/shkrimi-i-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

American Eye :

http://www.americaneye.al/shkrimi-vitit-1606-elokuenca-sekreti-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/shkrimi-i-vitit-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/shkrimi-i-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/

 

Kult Plus :

http://www.kultplus.com/trashegimia/shkrimi-1606-elokuenca-sekreti-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushe-e-betejes/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/shkrimi-1606-elokuenca-sekreti-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes-nga-aurenc-bebja-france-10-shtator-2017/

 

Pashtriku :

http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=6813

 

Syri.net :

http://www.syri.net/arte-media/92300/gojetaria-sekreti-di-triumfeve-te-gjergj-kastriotit-ne-beteja/

 

Dita :

http://www.gazetadita.al/shkrimi-i-vitit-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/

 

Dritare.net :

http://www.dritare.net/2017/09/10/libri-qe-zbulon-sekretin-e-suksesit-te-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/1

 

FM Images :

https://www.fmimages.net/libri-qe-zbulon-sekretin-e-suksesit-te-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=31977

 

Nacional Albania :

http://www.nacionalalbania.al/2017/09/shkrimi-i-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/

 

Tetova News :

http://www.tetovanews.info/2017/09/shkrimi-i-vitit-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/?utm_source=dlvr.it&utm_medium=facebook

 

Albspirit :

http://alb-spirit.com/2017/09/10/shkrimi-vitit-1606-elokuenca-sekreti-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/

 

Lajmi Express :

http://www.lajmiexpress.net/index.php/2017/09/11/shkrimi-vitit-1606-elokuenca-sekreti-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/

 

Shqiptari.eu :

http://www.shqiptari.eu/shkrimi-i-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/

 

Shqiperia e Bashkuar :

http://shqiperiaebashkuar.al/2017/09/shkrimi-i-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/

 

Opozita.com :

https://opozita.com/2017/09/gojetaria-sekreti-triumfit-te-gjergj-kastriotit-ne-beteja/

 

InfoElbasani :

http://www.infoelbasani.al/zbulim-rralle-vitit-1606-elokuenca-sekreti-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/

 

The Natural Albania :

http://ediku.org/albanian/2017/09/10/shkrimi-i-vitit-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/

 

Përqasje :

http://perqasje.com/2017/09/shkrimi-1606-elokuenca-sekreti-suksesit-te-gjergj-kastriotit-skenderbeut-ne-fushen-e-betejes/

 

Maqedonia Shqiptare :

https://maqedoniashqiptare.com/2017/09/shkrimi-i-vitit-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit-ne-fushen-e-betejes/

 

Civitas :

http://www.civitas.al/al/kulture/zbulohet-shkrimi-i-vjeter-francez-i-vitit-1606-elokuenca-sekreti-i-suksesit-te-gjergj-kastriotit