Riorganizimi i administratës në kohën e Mbretit Zog (1935) : Revolucion për nëpunësin civil !


Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve
Ahmet Zogu – Mbret i shqiptarëve

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Shkurt 2020

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 4 nëntorit 1935, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me riorganizimin e administratës publike asokohe në mbretërinë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

Kabineti Frashëri (Mehdi) ndërmerr një seri reformash

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Na telegrafojnë nga Tirana :

 

Kabineti Frashëri, i përbërë nga të rinj, kryesisht nëpunës civilë, apartiakë, do të përqëndrohet në veçanti në paqëtimin e brendshëm.

 

Kështu për sa i përket administratës, z. Frashëri, ish-presidenti i Këshillit të Shtetit (kujtojmë se ai kryesoi hartimin e Kodit Civil shqiptar), mori një seri masash në lidhje me riorganizimin administrativ të mbretërisë. Tashmë është projektuar një rishikim i plotë i ligjeve për rekrutimin e nëpunësve civilë : kandidatët, burra dhe gra, të të gjitha shtresave sociale, do të  mund të marrin pjesë në konkurset për postet shtetërore.

 

Për më tepër, z. Frashëri ndihmohet në detyrën e tij të vështirë nga ish-ministri shqiptar në Londër, z. Fuat Asllani, i cili mban portofolin e punëve të jashtme. Aktiviteti i ministrisë së re e ka bërë tashmë atë të vlerësohet në qarqet politike shqiptare. Aq më tepër, ai vlerësohet nga rinia shqiptare.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/riorganizimi-i-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-1935-revolucion-per-nepunesin-civil/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/riorganizimi-i-administrates-publike-ne-kohen-e-zogut-konkurse-per-postet-shteterore/

 

https://www.balkanweb.com/riorganizimi-i-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-1935-revolucion-per-nepunesin-civil/

 

http://www.standard.al/riorganizimi-i-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-revolucion-per-nepunesin-civil/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1229265/riorganizimi-i-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-1935-revolucion-per-nepunesin-civil/

 

https://www.voal.ch/riorganizimi-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-1935-revolucion-per-nepunesin-civil/

 

https://tirananews.al/riorganizimi-i-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-1935-revolucion-per-nepunesin-civil/

 

https://opinion.al/1935-riorganizimi-i-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-revolucion/

 

https://njekomb.org/riorganizimi-i-administrates-ne-kohen-e-mbretit-zog-1935-revolucion-per-nepunesin-civil/