Revue commerciale du Levant (1908) / Tregu i Shkodrës : Kjo është lodra që u intereson më shumë fëmijëve shqiptarë.



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Dhjetor 2021

 

“Revue commerciale du Levant” ka botuar, me 31 gusht 1908, në faqen n°275, një shkrim në lidhje me tregun e lodrave në Shkodër, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Letër nga Shkodra e Shqipërisë

 

Shkodër (Shqipëri), 31 gusht 1908

 

Lodrat

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Importimi i lodrave në Shkodër sapo ka filluar : ka vetëm pesë apo gjashtë vjet. Aktualisht janë vetëm tre tregtarë që merren me shitjen e kukullave, kuajve prej druri, kuajve mekanikë e lëkundës, deleve me lesh etj., etj. Ata janë zotërinjtë Nicolas dhe vëllezërit Cacariggi, Chulli dhe Dodmassei.

 

Shifra totale për operacionet e tyre vjetore është vetëm rreth 5000 piastra. Prandaj, nuk ka nevojë të ndalemi më tej në tregtinë që krijon ky artikull dhe e shoh të panevojshme të flas më shumë.

 

Megjithatë, mbase nuk është e tepërt t'u kujtojmë, në mbyllje, prodhuesve francezë se lodra që mund t'i interesojë më shumë fëmijëve shqiptare është pushka prej druri ose kallaji. I vetmi objekt argëtimi në fëmijërinë e tij, arma bëhet më vonë shoqëruesi i tij më i mirë. Kjo është ajo që i pëlqen atij, kështu që kjo është ajo që i nevojitet.

 

A. Mida,

Drogman i Konsullatës së Francës

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/revue-commerciale-du-levant-1908-tregu-i-shkodres-kjo-eshte-lodra-qe-u-intereson-me-shume-femijeve-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/cila-ishte-lodra-me-e-preferuar-e-femijeve-shqiptare-ne-vitet-1900/

 

https://opinion.al/1908-tregu-i-shkodres-kjo-eshte-lodra-qe-u-interesin-me-shume-femijeve/

 

https://drini.us/revue-commerciale-du-levant-1908-tregu-i-shkodres-kjo-eshte-lodra-qe-u-intereson-me-shume-femijeve-shqiptare/

 

https://www.arsalbanica.mk/revue-commerciale-du-levant-1908-tregu-i-shkodres-kjo-eshte-lodra-qe-u-intereson-me-shume-femijeve-shqiptare/

 

https://njekomb.org/revue-commerciale-du-levant-1908-tregu-i-shkodres-kjo-eshte-lodra-qe-u-intereson-me-shume-femijeve-shqiptare/

 

https://ampress.ca/revue-commerciale-du-levant-1908-tregu-i-shkodres-kjo-eshte-lodra-qe-u-intereson-me-shume-femijeve-shqiptare/

 

http://plavaeguciasot.com/revue-commerciale-du-levant-1908-tregu-i-pajisjeve-dhe-artikujve-te-fotografise-ne-shkoder-2/

 

https://konica.al/2021/12/pushka-i-shoqeron-shqiptaret-qe-sa-lindin/