Publicisti Dervish Hima për Neue Freie Presse (1908) : “Shqiptarët kërkojnë përmbushjen e premtimeve që u janë bërë nga xhonturqit.”


Dervish Hima
Dervish Hima

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2020

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 5 shtatorit 1908, në faqen n°2, shkrimin e gazetës “Neue Freie Presse” në lidhje me deklaratat e Dervish Himës, patriotit dhe publicistit të njohur shqiptar, në Vjenë, të cilin Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Redaktori i “Albania-s” në Bruksel, Dervish Hima i cili, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri, kaloi në Vjenë, botoi në Neue Freie Presse, një artikull ku përshkruan me hollësi historinë e lëvizjes në Shqipëri dhe tregon se sukseset që arritën xhonturqit, mund të arriheshin kryesisht vetëm me ndihmën efektive të shqiptarëve.

 

Aktualisht, shqiptarët kërkojnë përmbushjen e premtimeve që u janë bërë nga xhonturqit përpara shpërthimit të lëvizjes, përkatësisht : që Shqipëria të jetë e shqiptarëve nën sovranitetin turk. Mbi të gjitha, ata përpiqen të sigurojnë që gjuha shqipe dhe kombësia të njihen nga qeveria, që shqiptarët e tre besimeve fetare të kenë të njëjtat të drejta, që organizimi i brendshëm i Shqipërisë të bëhet në bazë të decentralizimit dhe që Kisha Ortodokse shqiptare të jetë autonome. Ata dëshirojnë gjithashtu që brigjet shqiptare të Adriatikut të emancipohen nën ndikimi në rritje të Italisë; Shqiptarët duan të krijojnë një parti kombëtare që përfshin tre besimet, e cila do të duhet të vazhdojë veprimtarinë e kryer deri më tani të realizuar nga Komiteti i Brendshëm dhe i Jashtëm.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/publicisti-dervish-hima-per-neue-freie-presse-1908-shqiptaret-kerkojne-permbushjen-e-premtimeve-qe-u-jane-bere-nga-xhonturqit/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/dervish-hima-me-1908-shqiptaret-kerkojne-permbushjen-e-premtimeve-qe-u-jane-bere-nga-xhonturqit/

 

https://www.balkanweb.com/shqiptaret-kerkojne-permbushjen-e-premtimeve-qe-u-jane-bere-nga-xhonturqit-cfare-tha-publicist-dervish-hima-per-gazeten-franceze-ne-1908/

 

https://opinion.al/dervish-hima-shqiptaret-kerkojne-permbushjen-e-premtimeve-te-xhonturqeve/

 

https://telegrafi.com/publicisti-dervish-hima-1908-shqiptaret-kerkojne-permbushjen-e-premtimeve-te-xhonturqve/

 

https://medial.mk/publicisti-dervish-hima-per-neue-freie-presse-1908-shqiptaret-kerkojne-permbushjen-e-premtimeve-qe-u-jane-bere-nga-xhonturqit/

 

https://njekomb.org/publicisti-dervish-hima-per-neue-freie-presse-1908-shqiptaret-kerkojne-permbushjen-e-premtimeve-qe-u-jane-bere-nga-xhonturqit/