Paris-soir (1938) / Motrat e mbretit Zog (Myzejeni, Ruhija dhe Maxhidja) janë në Paris në mënyrë anonime – Intervista ekskluzive me to.


Motrat e mbretit të Shqipërisë duke ekzaminuar një ekspozitë të punës së “Scout-ëve”. Ne e dimë se princesha Maxhide (djathtas) është, në vendin e saj, një nga udhëheqëset e lëvizjes “scout”. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Motrat e mbretit të Shqipërisë duke ekzaminuar një ekspozitë të punës së “Scout-ëve”. Ne e dimë se princesha Maxhide (djathtas) është, në vendin e saj, një nga udhëheqëset e lëvizjes “scout”. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja, Francë – 13 Gusht 2018

 

Gazeta franceze, “Paris-soir”, ka botuar të shtunën e 9 prillit 1938, në faqen n°5, një intervistë të veçantë të motrave të mbretit Zog (Myzejenit, Ruhijes dhe Maxhides), të cilat gjendeshin në kryeqytetin francez, në mënyrë krejt anonime, për të bërë blerjet e fundit me rastin e dasmës së vëllait të tyre, të parashikuar në fund të muajit prill të po atij viti.

 

Çfarë kanë rrëfyer ato asokohe për median franceze ? Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Ato blejnë tualete për dasmën e vëllait të tyre.

 

Ndërsa mendonim se ato ishin në Londër, princeshat mbretërore të Shqipërisë janë në Paris. Një hotel luksoz i qetë, pranë « Etoile », është streha e tyre që prej javës së shkuar; ato kanë marrë dy apartamente me pamje nga rruga. Një ministër i ceremonive, z. Martini, i shoqëron ato.

 

Si është e mundur që tri gra të reja, ku disa fotografi të kohëve të fundit u kanë popullarizuar siluetën, të kenë qenë në gjendje të lëvizin në mënyrë anonime ?

 

Ky është sekreti i Myzejenit, Ruhijes dhe Maxhides. Një gjë është e sigurtë se kjo “lojë” e tyre i kënaq ato.

 

Motrat e mbretit Zog ecin në heshtje nëpër hollin e hotelit. Cila është më e bukur ? Ato janë të tria brune, të holla, jashtëzakonisht elegante;  ato kanë flokë ngjyrë kafe të lidhura në cep, pak makijazh, pafundësisht të bukura. Kostum të vogël sportiv, çantën nën krah, kapele me një vello përpara.

 

Myzejen është më e madhja me trup, por edhe në moshë. Oh ! fare pak ; ajo është 27 vjeç, ndërsa motrat e saj janë 25 dhe 24 vjeç. Të dyja kanë sy të zinj të shkëlqyeshëm, ndërsa fytyra ngjyrë esmere e Maxhides ndriçohet nga një vështrim i butë dhe i qartë.

 

Ato flasin frëngjisht.

 

— Dhe kjo nuk është për t’u habitur, – buzëqesh njëra nga gratë e reja. Ne kemi bërë studimet tona në Lausanne (Lozanë) ; Kemi përfunduar para katër vitesh, dhe që atëherë kemi ardhur shpesh në Paris.

 

—  Sepse ne jemi shpesh këtu ! – thotë Ruhija plot gëzim.

 

— Ne kemi ardhur për të parë motrën tonë, princeshën Senije Habid, e cila, e martuar, jeton në qytetin tuaj. Ajo është këtu në hotel, me ne. Ne kemi ardhur këtu për të blerë rroba, kapele dhe për të parë parfumeritë ! Ne shkojmë në teatër, në restorant, sepse ne kemi shije (gusto). Kësaj here, ne do të zgjedhim tualetet tona me rastin e dasmës së vëllait tonë, e cila do të mbahet më 27 të këtij muaji.

 

— E gjitha kjo për të ju thënë se jemi të zëna, – përshpërit me ëmbëlsi Maxhidja.

 

Ne nuk mund të qëndrojmë më gjatë me tri gratë e bukura që rrobaqepësi po pret. Ato, para se të hynin në makinë, paten një buzëqeshje që na dëshmoi se ato na falën për besdisjen tonë.

 

— Dhe ne nuk ëndërrojmë të lujamë në kinema ! – bërtasin të tria së bashku, duke qeshur.

 

Georgette Mayou

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1938-motrat-e-mbretit-zog-myzejeni-ruhija-dhe-maxhidja-jane-ne-paris-ne-menyre-anonime-intervista-ekskluzive-me-to/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

http://gazetadielli.com/histori-motrat-e-mbretit-zog-ne-paris/

 

http://kultplus.com/trashegimia/motrat-e-mbretit-zog-ne-paris-ne-menyre-anonime-intervista-ekskluzive-me-to/

 

https://www.voal.ch/paris-soir-1938-motrat-e-mbretit-zog-myzejeni-ruhija-dhe-maxhidja-jane-ne-paris-ne-menyre-anonime-intervista-ekskluzive/

 

http://balkanweb.com/paris-soir-1938-jashtezakonisht-elegante-motrat-e-mbretit-zog-ne-paris-para-dasmes-ja-cthone/

 

http://opinion.al/motrat-elegante-te-zogut-ne-parisin-e-vitit-1938-cfare-shkruante-gazeta-franceze-per-to/

 

http://mapo.al/motrat-elegante-te-zogut-ne-parisin-e-vitit-1938-cfare-shkruante-gazeta-franceze-per-to/

 

http://gsh.al/2018/08/13/paris-soir-1938-jashtezakonisht-elegante-motrat-e-mbretit-zog-ne-paris-para-dasmes-ja-cthone/

 

https://americaneye.al/nje-interviste-e-vecante-e-motrave-te-mbretit-zog-ne-paris/

 

http://360grade.al/129819/motrat-elegante-te-zogut-ne-parisin-e-vitit-1938-cfare-shkruante-gazeta-franceze-per-to/

 

http://panorama.com.al/intervista-e-rralle-sekreti-i-motrave-te-mbretit-zog-cthane-ne-paris-para-dasmes-kemi-ardhur-per-5/

 

http://standard.al/2018/08/13/motrat-e-mbretit-zog-myzejeni-ruhija-dhe-dhe-maxhidja-jane-ne-paris-ne-menyre-anonime-intervista-ekskluzive-me-to/

 

https://syri.net/jete-stil/185733/paris-soir-1938-motrat-e-mbretit-zog-ne-paris-jashtezakonisht-elegante-para-dasmes-ja-cthone/

 

https://cna.al/2018/08/13/jeta-luksoze-e-motrave-te-zogut-ne-paris-dhe-rrefimi-i-rralle-ne-vijme-shpesh-ketu/

 

http://gazetatema.net/2018/08/13/jeta-luksoze-e-motrave-te-zogut-ne-parise-dhe-rrefimi-i-rralle-i-tyre-ne-vijme-shpesh-ketu/

 

http://botasot.info/historia-lajme/935335/paris-soir-1938-motrat-e-mbretit-zog-myzejeni-ruhija-dhe-maxhidja-jane-ne-paris-ne-menyre-anonime/

 

http://kohajone.com/2018/08/13/paris-soir-1938-jashtezakonisht-elegante-motrat-e-mbretit-zog-ne-paris-para-dasmes-ja-cthone/

 

http://www.arbresh.info/kulture/motrat-e-mbretit-zog-ne-paris-ne-menyre-anonime-intervista-ekskluzive-me-to/

 

https://lapsi.al/2018/08/13/jeta-luksoze-e-motrave-te-zogut-ne-paris-dhe-rrefimi-i-rralle-i-tyre-per-mediat-franceze/