Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Gusht 2019
“Paris-soir” ka botuar, të shtunën e 7 dhjetorit 1929, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e vërtetë të gjendjes së rëndë shëndetësore asokohe të mbretit Zog, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Sëmundja e Ahmet Zogut mund të jetë shkaktuar nga një tentativë helmimi
Londër, 6 dhjetor.
— Mësojmë nga Beogradi se sëmundja (fillimisht është folur për tuberkulozin pulmonar dhe kancerin e laringut në shtypin francez) e mbretit Ahmet Zogu, gjendja shëndetësore e të cilit vetëm sa po përkeqësohet, nuk është asgjë tjetër veçse një tentativë helmimi e kryer ndaj tij.
Që nga fillimi i mungesës (sëmundjes) së tij, mbreti konsumon vetëm ushqimet e përgatitura posaçërisht dhe me kujdes nga nëna e tij, e cila ia shërben vetë.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1929-mbreti-zog-pas-tentatives-se-helmimit-ndaj-tij-konsumon-vetem-ushqimet-e-pergatitura-posacerisht-nga-nena-e-tij/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/pasi-tentuan-ta-helmonin-mbreti-zog-konsumonte-vetem-ushqime-nga-e-ema/