Paris–presse (1970) / Kërkesa e shqiptarit që mori peng avionin Boeing – 707 të Panam Bejrut – Nju Jork dhe të cilin e detyroi të ulej në Kajro : “Thuajini Nixonit që të largohet nga Vietnami dhe Kamboxhia dhe të mos i shesë Izraelit avionët Phantom.”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Shkurt 2020

 

“Paris-presse” ka botuar, të mërkurën e 24 qershorit 1970, në faqen n°11, një shkrim në lidhje me veprimin dhe kërkesën e veçantë të një shqiptari që jetonte në Amerikë dhe që urrente presidentin amerikan Richard Nixon, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ekuipazhi i rrëmbyer nga një pirat i ajrit shqiptar që donte të hakmerrej ndaj Richard Nixon-it

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ekuipazhi i relaksuar në Orly (Paris) : Zotërinjtë. Stafford, bashkë-pilot, John Burn, kapiten, dhe Mac Cabe, inxhinier radio (nga e majta në të djathtë). - (Fotografi e “France-Soir”.)

 

Romë, e martë (A F.P., A.P., U.P.I.). – “Asnjë nga pasagjerët nuk e vuri re që avioni ishte rrëmbyer, gjithçka kaloi pa incidente.”, tha në ndalesën e Romës Zonjusha Veronika Ballman, nga Mynihu, një nga stjuardesat e Boeingut – 707 të Panam Bejrut – Nju Jork, i cili, dje, u mor peng në drejtim të Kajros nga një pirat i ajrit.

 

Bëhet fjalë për Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferrin), 38 vjeç, shqiptar që jeton në Shtetet e Bashkuara, ku ushtron profesionin e tregtarit të materialeve të ndërtimit, i cili shpjegoi gjestin e tij për urrejtjen që kishte ndaj Amerikës.

 

Ndërsa avioni me 134 pasagjerë dhe prej dhjetë anëtarësh të ekuipazhit fluturonte mbi Nikozi (Qipro), Xyaert (Xhaferri), i cili mbante një revolver të fshehur pas një çante udhëtimi, e detyroi Zonjushën Ballman të hapte kabinën e pilotazhit. Aty, ai urdhëroi kapitenin John Burn të fluturonte për në Kajro dhe shtoi: “Thuajini Nixonit që të largohet nga Vietnami dhe Kamboxhia dhe të mos i shesë Izraelit avionët Phantom.”

 

Pas uljes në Kajro, ndërsa policia egjiptiane i afrohej avionit, pirati qëlloi një herë në njërën prej dritareve të kabinës, dhe më pas u dorëzua pa rezistencë.

 

Hadji Hassan Xyaert (Haxhi Hasan Xhaferri) nuk ka kërkuar azil politik në Kajro. Midis pasagjerëve të Boeing-ut ishin njëmbëdhjetë punonjës të Departamentit të Punëve të Jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë një ministër këshilltar, Z. Thatcher. Ky i fundit nuk hasi asnjë vështirësi për kërkuar fluturimin e avionit, i cili vazhdoi rrugën për në Romë, Paris dhe Nju Jork.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-boeing-707-te-panam-bejrut-nju-jork-dhe-te-cilin-e-detyroi-te-ulej-ne-kajro-thuajini-nixonit-qe-te-largohet-nga-vietnami-dhe-kamboxhia-dhe-te-mos-i-shese-izraelit-avionet-phantom/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/shqiptari-qe-mori-peng-avionin-boeing-pasi-urrente-presidentin-amerikan-richard-nixon/

 

https://shqiptarja.com/lajm/kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-ne-1970-largohuni-nga-vietnami-dhe-mos-i-shisni-avione-izraelit

 

https://tirananews.al/thuajini-nixonit-qe-te-largohet-nga-vietnami-dhe-kamboxhia-cfare-tha-shqiptari-qe-mori-peng-avionin-ne-1970/

 

https://www.voal.ch/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-boeing-707-te-panam-bejrut-nju-jork-dhe-te-cilin-e-detyroi-te-ulej-ne-kajro-thuajini-nixonit-te-la/

 

https://medial.mk/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-boeing-707-te-panam-bejrut-nju-jork-dhe-te-cilin-e-detyroi-te-ulej-ne-kajro-thuajini-nixonit-qe-t/

 

http://www.gazetatema.net/2020/02/18/kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-ne-1970-largohuni-nga-vietnami-dhe-mos-i-shisni-avione-izraelit/

 

https://njekomb.org/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-boeing-707-te-panam-bejrut-nju-jork-dhe-te-cilin-e-detyroi-te-ulej-ne-kajro-thuajini-nixonit-qe-t

 

http://www.gazetatema.net/2020/02/18/kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-ne-1970-largohuni-nga-vietnami-dhe-mos-i-shisni-avione-izraelit/

 

http://www.panorama.com.al/pasagjeret-nuk-e-kuptuan-qe-avioni-ishte-rrembyer-kerkesa-e-shqiptarit-qe-e-mori-peng-ne-1970-i-thoni-presidentit-amerikan-nixon-qe/

 

https://opinion.al/mori-peng-avionin-shqiptari-nixon-te-largohet-nga-vietnami-e-kamboxhia/

 

https://dosja.al/dosja-pasagjeret/

 

https://www.balkanweb.com/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-ne-1970-i-thoni-presidentit-amerikan-nixon-qe-te-largohet-nga/

 

https://www.syri.net/arte-media/316806/kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-ne-1970-i-thoni-presidentit-amerikan-nixon-qe-te-largohet-nga-hellip/

 

https://kohajone.com/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-boeing-707-te-panam-bejrut-nju-jork/

 

https://konica.al/2020/02/nixon-te-ike-nga-vietnami-e-kamboxhia-te-mos-i-shese-izraelit-avionet-phantom/

 

https://vloranews.al/kulture/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-boeing-707-te-panam-bejrut-nju-jork-dhe-te-cilin-e-detyroi-te-ulej-ne-kajro-thuajini-nixonit-qe-t/

 

https://360grade.al/335989/paris-presse-1970-kerkesa-e-shqiptarit-qe-mori-peng-avionin-ne-1970-i-thoni-presidentit-amerikan-nixon-qe-te-largohet-nga/