Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Gusht 2020
“Paris-presse” ka botuar, të dielën e 3 marsit 1968, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me rolin e ri që do të luante asokohe Bekim Fehmiu në kinema, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Jeta e Rubirosa-s bëhet film me Bekim Fehmiun, yllin e “Ciganëve të lumtur”
Jeta e diplomatit të njohur playboy Porfirio Rubirosa, i cili u vra në një aksident automobilistik në korrik të 1965, do të bëhet film i realizuar nga Lewis Gilbert (regjisori i “Jetojmë vetëm dy herë”, i fundit i James Bond-it).
Bekim Fehmiu, ylli i “Madje, kam takuar ciganë të lumtur” dhe i krahasuar si “Belmondo jugosllav”, do të luajë rolin e Rubirosa-s.
Skenari është i Jean Anouilh, bazuar në një roman të Harold Robbins me titull “The aventurers – Aventurierët”.
Charles Aznavour, Jean Sorel, Mireille Darc, Marie Dubois, Olga Georges - Picot do të jenë miqtë e Rubirosa-s.
Xhirimet do të fillojnë në shtator në Paris, Santo-Domingo, New York dhe Spanjë.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1968-bekim-fehmiu-do-te-luaje-rolin-e-dimplomatit-playboy-porfirio-rubirosa-i-cili-vdiq-tragjikisht-ne-korrik-te-1965/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://konica.al/2020/08/bekim-fehmiu-ne-rolin-e-diplomatit-playboy-porfirio-rubirosa/
https://opinion.al/gazeta-franceze-1968-bekim-fehmiu-ne-rolin-e-diplomatit-playboy-rubirosa/