Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Nëntor 2020
“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1967, në faqen n°8, një shkrim në lidhje me arsyen e zëvendësimit të mësuesve anglezë me ato francezë në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Francezë, mësues të anglishtes në Shqipëri
Franca i siguron mësues të anglishtes Shqipërisë.
Deri në vitin e kaluar shkollor, ishin anglezët që u mësonin shqiptarëve gjuhën e Shekspirit. Por qeveria e Tiranës nuk rinovoi kontratat e tyre pasi ata u mundësuan studentëve të tyre dëgjimin e disqeve (këngëve) të Beatles-ave.
Shqiptarët më pas iu drejtuan Francës, e cila mban marrëdhëniet më të mira me të vetmin shtet komunist pro-kinez në Evropë.
Frengjishtja është gjithashtu gjuha më e mësuar në Shqipëri pas rusishtes.
Franca gjithashtu furnizon Shqipërinë me grurë që i paguhet drejtpërdrejt në dollarë nga kinezët.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1967-pasi-u-mundesuan-studenteve-te-tyre-degjimin-e-kengeve-te-beatles-ave-mesueset-angleze-ndalohen-ne-shqiperi/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/pse-regjimi-komunist-zevendesoi-mesuesit-angleze-me-ata-franceze/
https://opinion.al/nxenesit-degjonin-kenget-e-beatles-mesuesit-anglez-ndalohen-ne-shqiperi/
https://konica.al/2020/11/i-ndaluan-mesuesit-angleze-sepse-i-treguan-nxenesve-muziken-e-beatles/
https://kohajone.com/nxenesit-degjonin-kenget-e-beatles-mesuesit-anglez-ndalohen-ne-shqiperi/