Paris-presse (1966) / Enver Hoxha, nëpërmjet Radio-Tiranës, sulmon papa Palin e VI-të, të cilin e akuzon se mbështet luftën e amerikanëve në Vietnam


Papa Pali i VI-të (Giovanni Battista Montini)
Papa Pali i VI-të (Giovanni Battista Montini)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shtator 2020

 

“Paris-presse” ka botuar, të premten e 7 janarit 1966, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me reagimin e Radio-Tiranës (Enver Hoxhës) ndaj papa Palit të VI-të, i akuzuar asokohe së mbështeste sulmin amerikan në Vietnam, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqiptarët sulmojnë papa Palin e VI-të

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Papa e ka vënë veten në shërbim të Johnson-it” pohojnë shqiptarët : “Radio-Tirana” akuzon sot Palin e VI-të për “justifikimin e agresionit të imperializmit amerikan në Vietnam.”

 

Kinezët nuk i janë përgjigjur akoma thirrjes që u bëri Papa, ashtu si dhe Hanoi, Saigoni dhe Moska. Por zakonisht, thuhet me zë të lartë në Tiranë ajo që mendohet në Pekin.

 

Për regjimin e Enver Hoxhës, “Papa gëzon mbështetjen e amerikanëve dhe revizionistëve sovjetikë, të cilët, me mbështetjen e Selisë së Shenjtë, kanë nevojë për këtë re tymi”. Mesazhi papnor “është vetëm një gjellë e helmuar, me ngjyrë (shije) mjalti.”

 

Kinezët, nga ana e tyre, kanë kritikuar vazhdimisht “apostujt e paqes” për mos dallimin midis agresorit dhe viktimës së tij, për mosbërjen e dallimit midis luftërave “të drejta dhe të padrejta”.

 

Në Vatikan, sulmet e Radio-Tiranës nuk kanë ngjallur ende ndonjë koment. Por shqetësimi po rritet, pasi ofensiva për paqen e Johnson-it tashmë duket se po zgjatet. Gjenerali Wheeler, shefi i shtabit amerikan, jo vetëm që parashikon rifillimin e afërt të bombardimeve kundër Veriut, por specifikon gjithashtu se nëse është e nevojshme do të dërgohen avionët bombardues strategjikë B-52.

 

Përgjegjësitë

 

Gjithashtu, pas thirrjes ndaj krerëve të shteteve të përfshira në konflikt që të kenë një frymë bamirësie, a do t’i vë Vatikani përpara përgjegjësive të tyre.

 

L’Osservatore della Demenica, një organ jozyrtar i Vatikanit, do të botojë një artikull veçanërisht të ashpër të dielën e ardhshme, përmbajtja e të cilit tashmë u është komunikuar amerikanëve. Këta nuk janë cituar posaçërisht, por Papa thekson se një komb i krishterë duhet të respektojë më shumë se cilido tjetër vlerat morale të cilave u referohet.

 

Në këtë rast është vënë në shënjestër teza amerikane e “kontrollit” dhe jo teoria kineze e luftës revolucionare.

 

“Ne mund të kuptojmë , thotë gazeta e Selisë së Shenjtë, arsyet që frymëzojnë udhëheqësit : ekuilibri i fuqisë, sferat e ndikimit dhe mbrojtja e lirisë. Por ka miliona njerëz që nuk mund ta kuptojnë arsyen e kësaj masakre, e cila, në sytë e tyre, nuk mund të shpjegohet, dhe akoma më shumë të justifikohet.”

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1966-enver-hoxha-nepermjet-radio-tiranes-sulmon-papa-palin-e-vi-te-te-cilin-e-akuzon-se-mbeshtet-luften-e-amerikaneve-ne-vietnam/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-enver-hoxha-sulmonte-papa-palin-e-vi-te-per-luften-ne-vietnam/

 

https://www.balkanweb.com/zbulohet-shkrimi-ne-gazeten-franceze-enver-hoxha-nepermjet-radio-tiranes-sulmon-papa-palin-e-vi-te-te-cilin-e-akuzon-se-mbeshtet-luften-e-amerikaneve-ne-vietnam/

 

https://dosja.al/viti-1966-koha-kur-enver-hoxha-sulmonte-papa-palin-e-vi-te-mbeshtet-luften-e-amerikaneve-ne-vietnam-shkrimi-ne-mediat-e-huaja/

 

https://opinion.al/paris-presse-1966-enver-hoxha-sulmon-papa-palin-vi/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1367863/paris-presse-1966-enver-hoxha-nepermjet-radio-tiranes-sulmon-papa-palin-e-vi-te-te-cilin-e-akuzon-se-mbeshtet-luften-e-amerikaneve-ne-vietnam/

 

https://lajmifundit.al/2020/09/05/zbulohet-shkrimi-ne-gazeten-franceze-enver-hoxha-nepermjet-radio-tiranes-sulmon-papa-palin-e-vi-te/

 

http://www.arsalbanica.mk/paris-presse-1966-enver-hoxha-nepermjet-radio-tiranes-sulmon-papa-palin-e-vi-te-te-cilin-e-akuzon-se-mbeshtet-luften-e-amerikaneve-ne-vietnam/

 

https://www.voal.ch/paris-presse-1966-enver-hoxha-nepermjet-radio-tiranes-sulmon-papa-palin-vi-te-cilin-e-akuzon-se-mbeshtet-luften-e-amerikaneve-ne-vietnam/