Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Tetor 2019
“Paris-presse” ka botuar, të enjten e 5 marsit 1953, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me vendimin e vështirë të marrë nga Omer Nishani, gjatë kohës kur ai ishte president i Presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Thuhet se Presidenti i Shqipërisë është praktikisht i burgosur në Tiranë
Romë, 4 mars (U.P.).
Sipas “Shqiperia”, organ i Komitetit Kombëtar të Shqipërisë së lirë, z. Omer Nishani, President i Presidiumit të Republikës Popullore Shqiptare, është praktikisht i burgosur i Qeverisë së Tiranës.
Disa muaj më parë, ai u detyrua të urdhërojë dëbimin e gruas së tij, me origjinë izraelite, nga pallati presidencial. Që atëherë, zonja Nishani jeton, nën arrest shtëpiak, në një hotel në periferi të kryeqytetit, dhe burri i saj nuk lejohet ta vizitojë atë. Ajo akuzohet se ka “mbajtur marrëdhënie me elementë reaksionarë të Tiranës”.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1953-vendimi-i-veshtire-i-omer-nishanit-presidentit-te-presidiumit-te-republikes-popullore-shqiptare-dhe-burgosja-e-tij/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/paris-presse-1953-vendimi-i-veshtire-omer-nishanit-dhe-burgosja-e-tij/
https://opinion.al/1953-vendimi-i-veshtire-i-omer-nishanit-dhe-burgosja-e-tij/