Paris-presse (1953) / Kjo është historia e fotografisë së parë të partizanëve shqiptarë “titistë” të cilët luftojnë kundra regjimit rusofil të Enver Hoxhës


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Tetor 2019

 

“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 marsit 1953, në ballinë, një shkrim në lidhje me historinë e fotografisë së parë ekskluzive të partizanëve shqiptarë “titistë” që luftonin kundra regjimit rusofil të Enver Hoxhës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Ekskluzive – Fotografitë e para të partizanëve shqiptarë

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

(Nga të dërguarit tanë të veçantë në kufirin shqiptar : François PAGES dhe Jean-François DEVAY)

 

Fotografia e partizanit shqiptar: do të vërejmë dobësinë e armatimit të guerileve dhe uniformat e tyre heterogjene.

 

“Kur e bëra këtë foto, ne nuk ishim aq të qetë.”

 

Njeriu që po flet në këtë mënyrë është një përkrahës i ushtrisë së kryengritjes shqiptare dhe dokumenti për të cilin po flet është fotografia e parë që na ka ardhur nga zonat e çliruara të Shqipërisë që nga vdekja e Stalinit, këtu më lart.

 

Ngjarja ndodhi javën e kaluar në rajonin e Lumës në veri të Shqipërisë. Një grup partizanësh, të cilët kishin disa muaj që qëndronin në një zonë malore, zbritën në fushë që të çlironin një nga të burgosurit e tyre. Por ai  u vu në vështirësi nga një batalion i “brigadave speciale” – S.S.-të (sigurimsat) e regjimit rusofil të Enver Hoxhës dhe filluan luftime të përgjakshme.

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Disa dhjetra burra humbën jetën në secilin kamp dhe më në fund partizanët u ngjitën në male. Gjatë ngjitjes, njëri prej tyre u kërkoi shokëve të tij të pozojnë për foton më lart gjatë mjekimit të një partizani të plagosur rëndë. I plagosur edhe vetë disa ditë më vonë, partizani-fotograf u largua në Jugosllavi, ku u prit nga “komiteti” i famshëm i Apostol Tanefit, te i cili ne atëherë ishim nikoqirë. Kështu kemi marrë këtë dokument të një cilësie teknike të diskutueshme, por me një origjinalitet të çmuar.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Komiteti” i Apostol Tanefit, është qeveria shqiptare filo-jugosllave e përbërë nën kufirin jugosllav nga "titistët" kundërshtarë të regjimit rusofil të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Ai e ka qendrën në Prishtinë në një strehë të thjeshtë, ku ngjason me një seli të Partisë Komuniste sesa një qendër qeveritare.

 

 

Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1953-kjo-eshte-historia-e-fotografise-se-pare-te-partizaneve-shqiptare-titiste-te-cilet-luftojne-kundra-regjimit-rusofil-te-enver-hoxhes/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/historia-e-fotos-se-partizaneve-shqiptare-titiste-qe-luftojne-kunder-regjimit-te-enver-hoxhes/

 

https://opinion.al/1953-fotot-e-para-te-partizaneve-shqiptare-qe-luftojne-kunder-enver-hoxhes/

 

https://www.voal.ch/paris-presse-1953-kjo-eshte-historia-e-fotografise-se-pare-te-partizaneve-shqiptare-titiste-te-cilet-luftojne-kundra-regjimit-rusofil-te-enver-hoxhes/

 

https://www.koha.mk/historia-e-fotografise-se-pare-te-partizaneve-shqiptare-titiste/

 

https://www.koha.net/arberi/189527/historia-e-fotografise-se-pare-te-partizaneve-shqiptare-titiste/

 

https://balkanweb.com/luftuan-kunder-regjimit-te-enver-hoxhes-kjo-eshte-historia-e-fotografise-se-pare-te-partizaneve-shqiptare-titiste/

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/kjo-eshte-historia-e-fotografise-se-pare-te-partizaneve-shqiptare-te-cilet-luftojne-kunder-regjimit-te-enver-hoxhes/

 

https://gazetamapo.al/1953-do-rrezonin-enverin-fotoja-e-pare-e-partizaneve-titiste/

 

https://www.syri.net/arte-media/287897/fotografia-e-pare-e-partizaneve-titiste-qe-luftuan-kunder-enver-hoxhes/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1172622/paris-presse-1953-kjo-eshte-historia-e-fotografise-se-pare-te-partizaneve-shqiptare-titiste-te-cilet-luftojne-kundra-regjimit-rusofil-te-enver-hoxhes/

 

https://360grade.al/300942/paris-presse-1953-kjo-eshte-historia-e-fotografise-se-pare-te-partizaneve-shqiptare-titiste-te-cilet-luftojne-kundra-regjimit-rusofil-te-enver-hoxhes/