Paris-Midi (1938) / Planifikimi i takimeve të mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldinë në SH.B.A me Presidentin Roosevelt, Kryqin e Kuq Amerikan dhe Fondacionin Rockfeller


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Janar 2019

 

“Paris-Midi” ka botuar, të premten e 29 prillit 1938, në ballinë, një shkrim në lidhje me qëllimet e Mbretit Zog dhe Mbretëreshës Geraldinë për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë së shpejti do të nisen për në Shtetet e Bashkuara

 

Durrës, 29 Prill.

 

Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë kaluan ditën e parë të muajit të mjaltit në rezidencën verore të Durrësit, e cila mbikëqyr qytetin e vogël dhe ka pamjen mbi detin Adriatik.

 

Por tashmë thuhet se qëndrimi i çiftit të ri mbretëror do të jetë i shkurtër në Durrës dhe se mbreti Zog dhe gruaja e tij po planifikojnë shumë shpejt një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.

 

Mbretëresha, edhe pse nëna e saj është me origjinë amerikane, kurrë nuk ka qenë në Shtetet e Bashkuara. Ajo dëshiron shumë të vizitojë këtë vend.

 

Nga ana tjetër, Mbreti Zog, i cili është një admirues i madh i Z. Roosevelt, pret me padurim të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara. Është një projekt që ai e ka përkëdhelur prej kohësh, por që nuk ka qenë në gjendje t’a realizojë deri më tani për arsye të angazhimeve të tij.

 

Ai dëshiron të përfitojë nga “pushimet” e tij për të vizituar vendin për të cilin i kanë folur kaq shumë tri motrat e tij, princeshat Maxhide, Ruhije dhe Myzejen, dhe gjithashtu për të falënderuar Kryqin e Kuq Amerikan dhe Fondacionin Rockefeller për punën humanitare që ata kanë realizuar në Shqipëri.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-midi-1938-planifikimi-i-takimeve-te-mbretit-zog-dhe-mbretereshes-geraldine-ne-sh-b-a-me-presidentin-roosevelt-kryqin-e-kuq-amerikan-dhe-fondacionin-rockfeller/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://opinion.al/1938takimet-e-planifikuara-ne-shba-nga-mbreti-zog-e-mbreteresha-geraldine/

 

https://americaneye.al/planifikimi-i-takimit-te-mbretit-zog-dhe-geraldines-me-presidentin-roosevelt-ne-shba/

 

https://www.syri.net/arte-media/227495/deshira-e-zogut-per-te-takuar-presidentin-amerikan-rusvelt/

 

http://www.njekomb.com/?p=175811

 

https://27.al/paris-midi-1938-planifikimi-i-takimeve-te-mbretit-zog-dhe-mbretereshes-geraldine-ne-shba-me-presidentin-roosvelt/