Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Prill 2019
“Paris-Midi” ka botuar, të shtunën e 26 korrikut 1924, në ballinë, një shkrim në lidhje me reagimin e qeverisë shqiptare në mbrojtje të shqiptarëve të Çamërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Situata e shqiptarëve në Greqi
Tiranë, 26 Korrik.
Qeveria Shqiptare i ka telegrafuar Lidhjes së Kombeve një apel të ri për t’u ankuar se shqiptarët e Çamërisë janë të detyruar të emigrojnë nga Greqia.
Apeli thotë se shqiptarët janë të vendosur të strehohen në Shqipëri, në vend që të emigrojnë në Turqi. Kjo popullatë synon të vendoset në kufirin shqiptar në krahinën e Gjirokastrës.
Qeveria shqiptare deklaron se ka respektuar angazhimin e bërë ndaj Lidhjes së Kombeve lidhur me pakicat greke, por e ka për detyrim moral të ndihmojë popullatën shqiptare të Çamërisë dhe se duhet që të merret parasysh se do të ndodhin incidente të rënda pasi shqiptarët (çamët) do të strehohen në vendet e banuara nga banorë që flasin greqisht.
Qeveria shqiptare thotë së Greqia do të mbajë përgjegjësinë e këtyre incidenteve.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-midi-1924-reagimi-i-qeverise-shqiptare-mbi-situaten-e-shqiptareve-te-camerise-ne-greqi/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/paris-midi-1924-reagimi-i-shqiperise-ne-mbrojtje-te-shqiptareve-te-camerise/
https://opinion.al/1924-reagimi-i-qeverise-shqiptare-mbi-shqiptaret-e-camerise-ne-greqi/
http://www.njekomb.com/?p=201005
http://www.gazetadita.al/1924-reagimi-i-qeverise-shqiptare-mbi-shqiptaret-e-camerise-ne-greqi/