Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Gusht 2018
Gazeta frankofone hebraike, “La Tribune juive”, ka botuar me 28 prill 1939, një shkrim në lidhje me hebrenjtë e Shqipërisë (të lindur ose refugjatë), të cilët gjatë pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, janë detyruar të largohen prej vendit tonë.
Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
Fati i hebrenjve shqiptarë
“Numri i hebrenjve në Shqipëri nuk është i konsiderueshëm.
Ka shumë pak izraelitë të lindur në vend, shumica prej tyre janë refugjatë nga Austria. Ata janë tregtarë që kanë ditur të fitojnë simpatinë e popullatës muslimane.
Deri tani, nuk ka pasur një lëvizje anti-hebreje në këtë vend të vogël. Por frikësohemi se legjislacioni racist i Italisë do të zbatohet ndaj hebrenjve të protektoratit shqiptar.
Gjendja e refugjatëve politikë është në rrezik, sepse ata mund të bien në duart e Gestapos.
Njëqind refugjatë hebrenj të pranuar nga mbreti Zog në qytetin e Durrësit po presin momentin e largimit të tyre për në Shtetet e Bashkuara.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/njeqind-refugjate-hebrenj-te-pranuar-nga-mbreti-zog-ne-qytetin-e-durresit-po-presin-momentin-e-largimit-per-ne-shtetet-e-bashkuara-prill-1939/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/fati-100-hebrenjve-refugjate-te-pranuar-nga-mbreti-zog-ne-durres/
http://lexo.al/fati-i-100-hebrenjve-qe-pranoi-zogu-ne-durres-shtypi-francez-frikesohemi-se/