Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shkurt 2021
“Newsweek” ka botuar, me 15 janar 1990, në faqen n°16, shkrimin e gazetarit Spencer Reiss në lidhje me takimin e tij me Mbretin Leka I në Johanesburg, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Mbreti me sy blu Leka nuk është një monark bulevardi pa fron. Pesë mijë milje dhe 50 vjet larg shtëpisë (atdheut), trashëgimtari i shtëpisë mbretërore të Shqipërisë, javën e kaluar, u ul në zyrën e tij në shtëpinë-fermë në periferi të Johanesburgut.
Një pistoletë automatike nëntë milimetra “Browning” gjendej në brezin e tij, pesë qen u përkulën në këmbët e tij dhe një pushkë automatike me një gjerdan me fishekë varur në krah. Në pjesën tjetër të shtëpisë, mbretëresha Susan, e cila lindi në Australi, kujdesej për dokumentet. Truproja i tyre Shan Burmese shërbeu filxhanë të ngjyrosur e të vegjël kafeje.
Dhe në tryezën mbretërore spartane gjendeshin fotokopjet (traktet) e para një jave në lidhje me thirrjen për të marrë armët : “Ne, Leka I, Mbreti i Shqiptarëve, i bëjmë thirrje popullit tonë... të përfitojë nga ngjarjet që po trondisin vendet e Evropës Lindore dhe të ngrihet (çohet)”.
Leka ishte tre ditësh kur babai i tij, mbreti Zog, u dërgua në ekzil, pak përpara trupave pushtuese të Musolinit, në 1939. Ai trashëgoi titullin mbretëror pas vdekjes së babait të tij në 1961, dhe tani pretendon të ketë mbështetje të gjerë midis shqiptarë në mërgim.
Ai jetoi së pari në Spanjë, e cila e dëboi atë në 1979 për komplotin e veprimeve të armatosura kundër qeverisë shqiptare dhe dekadën e kaluar në Afrikën e Jugut, ku jeton si “tregtar i mallrave (lëndëve të para) në shkallë ndërkombëtare”. Por ai e quan rrëzimin e komunistëve shqiptarë “punën e jetës sime”.
Thirrja mbretërore për të marrë armët, pranon Leka, do të duhet të transmetohet në Shqipëri nëpërmjet ballonave (“Ne e kemi bërë më parë”), radios në një vendndodhje të fshehtë (“Ju e kuptoni që nuk mund ta them këtu”) ose përmes “kontakteve” brenda vendit.
Por dy Mercedes-ët e vjetër në garazhin e Lekës janë gati të mbartin familjen mbretërore – përfshirë Princin e kurorës 8-vjeçar Leka Anwar Zog Reza Baudouin – përmes triumfit të Tiranës.
“Populli shqiptar është si një burim që është ngjeshur për shumë, shumë vite”, thotë Leka. “Dhe sapo ajo pranverë të fillojë, ajo do të përhapet në të gjithë vendin, me kusht që dikush të ndërhyjë e të jetë i pëlqyeshëm për të gjitha partitë dhe të veprojë si një garantues për zgjedhjet e lira. Stalinistët e Shqipërisë janë paralajmëruar.” – Spencer Reiss në Johanesburg.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/newsweek-1990-trashegimtari-mbreteror-i-thote-shqiperise-cohu-rrezimi-i-komunisteve-pune-e-jetes-sime/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/newsweek-90-mbreti-me-sy-blu-leka-nuk-eshte-nje-monark-bulevardi-pa-fron/
https://lajme.org/rrezimi-i-komunisteve-pune-e-jetes-sime/