New York Herald (1938) : “Mbreti Zog dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe me këtë rast të takojë presidentin Roosevelt”


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Maj 2018

 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të shtunën e 30 prillit 1938, në faqen n°2, shkrimin e gazetës amerikane “New York Herald” në lidhje me dëshirën e mbretit Zog për të vizituar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj vizite të takohet me presidentin Roosevelt.

 

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë në vijim, shkrimin e plotë :

 

Shqipëri

Pas dasmës së mbretit Zogu I

New York Herald sjell lajmin nga Durrësi :

 

Mbreti Zog I dhe Mbretëresha Geraldinë ndoshta do të bëjnë muajin e mjaltit në Shtetet e Bashkuara. Mbreti ka deklaruar se dëshiron prej kohësh të shkojë në Amerikë dhe se, po ashtu, do të donte shumë që të takojë presidentin Roosevelt.

 

Mbreti dhe Mbretëresha u larguan në fund të ditës në makinën e dhuruar nga kancelari Hitler, dhe bënë një shëtitje të gjatë. Mbretëresha Geraldinë po e ngiste.

 

Nga ana tjetër, njoftohet nga Tirana se princi Mehmed Abid, kunati i sovranit dhe i ngarkuari me punë në Paris, do të marrë postin e tij brenda pak ditësh.

 

Së fundi, midis dhuratave që u dhanë sovranëve shqiptarë me rastin e martesës së tyre, vumë re ato të qeverisë franceze : një shërbim tavoline prej tetë pjesësh me garnitura dhe njërin mbi të gjitha prej porcelani të Sèvres (Sevrës), si dhe një pasqyrë për mbretëreshën.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/new-york-herald-1938-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-me-kete-rast-te-takoje-presidentin-roosevelt/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/kur-mbreti-zog-deshironte-te-takonte-presidentin-amerikan-roosevelt/

 

https://www.syri.net/arte-media/159277/new-york-herald-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-te-takoje-presidentin-roosevelt/

 

http://www.njekomb.com/?p=100306

 

https://www.voal.ch/new-york-herald-1938-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-kete-rast-te-takoje-presidentin-roosevelt/

 

http://www.kohajone.com/2018/05/07/deshira-e-madhe-e-mbretit-zog-per-te-vizituar-ameriken-dhe-takimi-me-presidentin-roosevelt/

 

http://www.balkanweb.com/site/deshira-e-madhe-e-mbretit-zog-per-te-vizituar-ameriken-dhe-takimi-me-presidentin-roosevelt/

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/884861/new-york-herald-1938-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-me-kete-rast-te-takoje-presidentin-roosevelt/

 

http://www.gazeta55.al/dossier/item/5458-deshira-e-madhe-e-mbretit-zog-per-te-vizituar-ameriken-dhe-takimi-me-roosevelt-in

 

https://vloranews.net/new-york-herald-1938-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-me-kete-rast-te-takoje-presidentin-roosevelt/

 

http://www.nacionalalbania.al/2018/05/1938-new-york-herald-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-te-takoje-presidentin-roosevelt/

 

http://opinion.al/1938new-york-herald-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-te-takoje-presidentin-roosevelt/

 

https://www.shkodraweb.com/deshira-e-madhe-e-mbretit-zog-per-te-vizituar-ameriken-dhe-takimi-me-presidentin-roosevelt/

 

https://alpenews.al/deshira-e-madhe-e-mbretit-zog-per-te-vizituar-ameriken-dhe-takimi-me-presidentin-roosevelt/

 

https://gazetaatdheu.com/new-york-herald-1938-mbreti-zog-deshiron-prej-kohesh-te-shkoje-ne-amerike-dhe-me-kete-rast-te-takoje-presidentin-roosevelt/