Nga Aurenc Bebja*, Francë – 13 Korrik 2022
“La Dépêche Algérienne” ka botuar, të mërkurën e 17 shtatorit 1913, në ballinë, intervistën e Mufid Bej Libohovës dhënë asokohe gazetës austriake “Neue Freie Presse”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Projektet e Shqipërisë
Vjenë, 16 shtator.
Mufid Bej Libohova, ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, në një artikull të botuar nga “Neue Freie Presse”, përmbledh detyrat më urgjente të qeverisë shqiptare.
E para, tha ai, do të jetë formimi i qeverisë për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme.
Problemi i hekurudhave dhe i komunikimeve është aktualisht objekt i studimeve të thelluara. Linja e parë e ndërtuar ndoshta do të jetë ajo e Vlorës, Beratit, Elbasanit, Durrësit dhe Shkodrës, për të cilën tashmë është prezantuar një projekt austriak.
Z. Libohova më pas kritikon qëndrimin e Greqisë ndaj Shqipërisë. Ai beson se aleanca e Greqisë me shtetet sllave është e panatyrshme.
Në një të ardhme shumë të afërt, shton ai, Greqia do të ketë nevojë për miqësinë e Shqipërisë, e cila nuk do të ndjekë kurrë një politikë antibullgare.
Ministri thekson se Austro-Hungaria dhe Italia kanë një interes të madh që Shqipëria të jetë e fortë, domethënë të ketë një ushtri prej të paktën 100 mijë vetësh, detyra e të cilëve do të jetë, thotë ai, të parandalojnë valën sllave të arrijë në Adriatik.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/neue-freie-presse-1913-intervista-me-mufid-bej-libohoven-ministrin-e-puneve-te-jashtme-te-shqiperise-ne-lidhje-me-detyrat-urgjente-te-qeverise-se-tij/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/1913-intervista-e-mufid-bej-libohoves-per-detyrat-urgjente-te-qeverise-se-tij/
https://diasporashqiptare.al/2022/07/13/neue-freie-presse-1913-intervista-me-mufid-bej-libohoven/
https://konica.al/2022/07/myfit-bej-libohova-tha-detyrat-urgjente-te-qeverise-se-tij/