Media franceze (1939) / Detaje mbi vizitën e mbretëreshës Geraldinë në qytetin e Orleanit


Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Shtator 2019

 

“La Dépêche du Berry” ka botuar, të mërkurën e 23 gushtit 1939, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me vizitën e mbretëreshës Geraldinë në qytetin francez të Orleanit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Loiret

Orléans. — Vizita e mbretëreshës Geraldinë.

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

— Të dielën në mbrëmje, orleanasit që ishin në sheshin Martroi kanë vënë re ndoshta, rreth orës 19:15, dy makina të forta të markave të huaja, të regjistruara 936 dhe 939 — T. T. 9 X — që transportonin një duzinë personash. Por pa dyshim, shumë pak e dinin që dy gratë e reja që zbritën për të admiruar bazat e relievit të statujës së Foyatier (Bëhet fjalë për statujën e Zhan D’Arkës) ishin ish-mbretëresha e Shqipërisë dhe një nga motrat e mbretit Zog. Mbretëresha Geraldinë, e cila erdhi nga qyteti  i Bourges-it, kishte mbërritur në Orléans rreth orës 18:40.

Me njerëzit e suitës së saj, ajo vizitoi katedralen, më pas bëri një ndalesë në sheshin Martroi. Ndërsa doli nga makina, ajo vuri një palë syze të errëta. Por kjo masë paraprake ishte e panevojshme; askush nuk dyshoi për praninë e saj në Orléans. Askush përveç policisë, sepse gjatë gjithë qëndrimit të saj në qytetin tonë, ish-sovranja u shoqërua heshturazi nga z. Eigle, komisar i policisë dhe dy inspektorë. Rreth orës 19:20, të dy makinat morën rrugën për në Paris.

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/media-franceze-1939-detaje-mbi-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-qytetin-e-orleanit/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/media-franceze-1939-detaje-mbi-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-qytetin-e-orleanit/

 

https://opinion.al/gazeta-franceze-me-1939-detaje-mbi-viziten-e-mbretereshes-geraldine/

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/detaje-mbi-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-qytetin-e-orleanit/

 

https://dosja.al/media-franceze-1939-detaje-mbi-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-qytetin-e-orleanit/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1161556/media-franceze-1939-detaje-mbi-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-qytetin-e-orleanit/

 

https://maqedoniashqiptare.com/2019/09/media-franceze-1939-detaje-mbi-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-qytetin-e-orleanit/

 

https://vloranews.al/kulture/gazeta-franceze-me-1939-detaje-mbi-viziten-e-mbretereshes-geraldine/

 

https://www.tpz.al/2019/09/29/cfare-shkruanin-mediat-franceze-me-1939-per-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-orlean/

 

https://balkanweb.com/ish-sovrania-u-shoqerua-heshturazi-cfare-shkruanin-mediat-franceze-me-1939-per-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-orlean/

 

http://www.panorama.com.al/cfare-shkruanin-mediat-franceze-me-1939-per-viziten-e-mbretereshes-geraldine-ne-orlean/