Media franceze (1938) : Mbretëresha Sadije, nëna e Ahmet Zogut, ishte një grua e zgjuar dhe energjike si romakët e antikitetit.


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Gusht 2018

 

Gazeta franceze, “La Voix du combattant”, ka botuar, të shtunën e 11 qershorit 1938, në faqen n°2, një shkrim për nënën e Ahmet Zogut, ku ka vënë në pah cilësitë e saj si prind dhe si stratege.

 

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu Dars (Klos), Mat – Albania :

 

Si e ëma dhe i biri.

 

Në kujtim të martesës së Mbretit Zog, mbret me karrierë të shquar, një seri pullash të reja poste dolën në Shqipëri.

 

Dhe meqë flitet ende për këtë sovran të ri, i cili sapo ka bërë një martesë të bukur dashurie, le të kujtojmë pak nënën e tij, Sadijen, mbretëreshën e Shqipërisë, një grua energjike e stilit romak të antikitetit.

 

Në vitin 1920, Shqipëria u pushtua deri në luginën e Matit nga forcat jugosllave, të cilat shkatërruan kështjellën e vjetër familjare të Zogut, një kështjellë (kullë) e vendosur në anën e malit, ashtu si një fole shqiponje, ndërsa Zogu në jug, po luftonte kundër italianëve.

 

Çfarë duhej bërë për t’u mbrojtur kundër këtij pushtuesi të ri ?

 

Sadija mblodhi të gjithë energjinë e saj, improvizoi dhe drejtoi një ushtri me pleq dhe adoleshentë, kështu ajo përmbysi pushtuesin deri në kthimin e mbretit. Ajo dëshmoi se kishte një zgjuarësi të veçantë, cilësi të rralla, të cilat gjenden gjithashtu në karakterin e këtij djali, që e çmonte dhe e përgatiti me besnikëri për profesionin e mbretit.

 

Sadija vdiq në vitin 1935 (25 nëntor 1934), pa përmbushur dëshirën e jetës së saj, martesën e djalit të saj me një grua, thoshte ajo, “të mirë, të bukur dhe të nivelit të lartë”.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/media-franceze-1938-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-ishte-nje-grua-e-zgjuar-dhe-energjike-si-romaket-e-antikitetit/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-nje-grua-e-stilit-romak-te-antikitetit/

 

http://www.panorama.com.al/si-e-ema-dhe-i-biri-cnuk-dinit-per-mbretereshen-sadije-nenen-e-ahmet-zogut/

 

http://www.balkanweb.com/media-franceze-mbreteresha-sadije-nena-e-zogut-grua-e-zgjuar-dhe-energjike-si-romaket-e-antikitetit/

 

https://www.voal.ch/media-franceze-1938-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-ishte-nje-grua-e-zgjuar-dhe-energjike-si-romaket-e-antikitetit/

 

http://www.njekomb.com/?p=131930

 

http://opinion.al/media-franceze-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-ishte-nje-grua-e-zgjuar-dhe-energjike-si-romaket-e-antikitetit/

 

https://www.syri.net/arte-media/186842/nena-mbretereshe-sadije-ne-mediat-franceze-grua-energjike-e-stilit-romak-te-antikitetit/

 

http://www.kohajone.com/2018/08/18/mbreteresha-sadije-nena-e-zogut-nje-grua-e-zgjuar-dhe-energjike-si-romaket-e-antikitetit/

 

http://www.botasot.info/historia-lajme/937437/media-franceze-1938-mbreteresha-sadije-nena-e-ahmet-zogut-ishte-nje-grua-e-zgjuar-dhe-energjike/

 

http://www.arbresh.info/kulture/media-franceze-nena-e-ahmet-zogut-nje-grua-e-zgjuar-e-energjike-si-romaket-e-antikitetit/

 

https://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/cfare-nuk-dini-per-mbretereshen-sadije-nenen-e-mbretit-zog-568039/

 

http://www.kosova-sot.info/lajme/300448/cfarenukdinipermbretereshensadijenenenembretitzog/

 

https://www.lajme.al/cfare-nuk-dini-per-mbretereshen-sadije-nenen-e-mbretit-zog/