Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Qershor 2019
“L’Auto” ka botuar, të dielën e 5 qershorit 1932, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me zhvillimin dhe popullarizimin e futbollit në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Futbolli në Shqipëri
“Ka filluar një kapitull të ri në historinë e futbollit shqiptar që nga pranimi i Shqipërisë në F.I.F.A.
Ajo që është bërë deri tani është rezultat vetëm i viteve të fundit, por është bërë punë e mirë, pasi gjatë kësaj periudhe të shkurtër, futbolli është popullarizuar në një mënyrë të konsiderueshme, shumë ekipe u formuan dhe u krijua një kampionat kombëtar.
Në 1930 dhe 31, Sportklub Tirana u shpall kampion i Shqipërisë para ekipeve të Korçës, Vlorës, Durrësit, Shkodrës dhe Elbasanit. Në vitin 1930, u krijua një kupë për ushtrinë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare dhe në vitin 1931 u krijua një kampionat shkollor.
Ekipet shqiptare kanë luajtur tashmë kundër atyre franceze dhe angleze. Megjithatë, kundërshtarët e tyre të zakonshëm janë klubet italiane, jugosllave dhe greke.
Që prej dy vitesh funksionon një kurs arbitrash që ka dhënë rezultate të shkëlqyera.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/media-franceze-1932-shqiperia-nje-vend-ku-futbolli-po-zhvillohet-dhe-popullarizohet-me-hapa-te-shpejta/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/cfare-shkruante-media-franceze-ne-vitin-1932-per-futbollin-ne-shqiperi/
https://opinion.al/llauto-e-1932-kur-ne-shqiperi-po-popullarizohej-me-shpejtesi-futbolli/
http://pashtriku.org/?kat=47&shkrimi=8818