Mbreti Zog nga Kajro (1949) : “Jam autoriteti i vetëm legjitim shqiptar që prej agresionit italian të 1939. I ftoj të gjithë shqiptarët, pa dallim politik, të bashkohen për një Shqipëri të lirë dhe demokratike.”


Ahmet Zogu
Ahmet Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Dhjetor 2019

 

“Combat” ka botuar, të enjten e 1 shtatorit 1949, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me reagimin e mbretit Zog ndaj krijimit të “Komitetit të Shqipërisë së Lirë” dhe thirrjen e tij drejtuar shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Shqipëri

Mbreti Zog konteston legjitimitetin e komitetit “Shqipëria e Lirë”

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kajro, 31 gusht. — Ish-mbreti Zog, i cili banon në Aleksandri, u shpreh mbi formimin e fundit të “Komitetit të Shqipërisë së Lirë”, nëpërmjet një komunikate të publikuar nga “Legata Mbretërore e Shqipërisë” në Kajro, në të cilën ai thotë se e konsideron veten si “autoritetin e vetëm legjitim që nga agresioni italian i 1939”.

 

Ai ftoi “të gjithë shqiptarët pa dallim politik” që të arrijnë bashkimin kombëtar për t’i siguruar Shqipërisë “një epokë të re në kuadrin e kombeve të lira dhe demokratike”.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

 

Beogradi mohon ekzistencën e komiteteve shqiptare “titoiste”

 

Beograd, 31 Gusht. — Agjensia Tanyoug e autorizon veten të mohojë si “të pabazuar” informacionin e formimit të dy komiteteve refugjatësh politikë shqiptarë në Jugosllavi.

 

 

Tiranë : “Shqiptarët e Lirë” janë kriminelë lufte

 

Tiranë, 31 gusht. — Qeveria e Z. Enver Hoxha, në një deklaratë të lëshuar dje, tha se nismëtarët kryesorë të komiteteve të ndryshme shqiptare, të përbëra ose në proçes krijimi në vendet perëndimore dhe që synojnë rrëzimin e regjimit aktual, janë ish-kriminelët e luftës, të pretenduar si të tillë nga Shqipëria.

 

Kjo akuzë është drejtuar veçanërisht kundër Z. Frashëri dhe Kupi, drejtuesit kryesorë të Këshillit të Shqipërisë së Lirë, të formuar së fundmi në Paris me nxitjen e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim e tij (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/mbreti-zog-nga-kajro-1949-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar-qe-prej-agresionit-italian-te-1939-i-ftoj-te-gjithe-shqiptaret-pa-dallim-politik-te-bashkohen-per-nje-shqiperi-te-lire-dhe-demokratike/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/mbreti-zog-nga-kajro-1949-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar-qe-nga-agresioni-italian-i-1939/

 

https://balkanweb.com/jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar-zbulohet-cfare-tha-mbreti-zog-nga-kajro-ne-1939-i-ftoj-te-gjithe-shqiptaret-pa-dallim-politik/

 

http://www.thealbanian.co.uk/mbreti-zog-nga-kajro-1949-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar-qe-prej-agresionit-italian-te-1939-i-ftoj-te-gjithe-shqiptaret-pa-dallim-politik-te-bashkohen-per-nje-shqiperi-te-lir.html

 

https://gazetamapo.al/1949-mbreti-zog-nga-kajro-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar/

 

https://tirananews.al/viti-1949-mbreti-zog-nga-kajro-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar-i-ftoj-te-gjithe-shqiptaret/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1198393/mbreti-zog-nga-kajro-1949-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar-qe-prej-agresionit-italian-te-1939-i-ftoj-te-gjithe-shqiptaret-pa-dallim-politik-te-bashkohen-per-nje-shqiperi-te-lire-dhe-demokratike/

 

https://opinion.al/mbreti-zog-nga-kajro-1949-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar/

 

https://kosova.info/mbreti-zog-nga-kajro-1949-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar-qe-prej-agresionit-italian-te-1939-i-ftoj-te-gjithe-shqiptaret-pa-dallim-politik-te-bashkohen-per-nje-shqiperi-te-lir/

 

https://vloranews.al/kulture/mbreti-zog-nga-kajro-1949-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar-qe-prej-agresionit-italian-te-1939-i-ftoj-te-gjithe-shqiptaret-pa-dallim-politik-te-bashkohen-per-nje-shqiperi-te-lir/

 

https://www.voal.ch/mbreti-zog-nga-kajro-1949-jam-autoriteti-vetem-legjitim-shqiptar-qe-prej-agresionit-italian-te-1939-ftoj-te-gjithe-shqiptaret-pa-dallim-politik-te-bashkohen-per-nje-shqiperi-te-lir/

 

https://lexo.com.al/mbreti-zog-nga-kajro-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar/

 

https://alpenews.al/dossier-mbreti-zog-nga-kajro-jam-autoriteti-i-vetem-legjitim-shqiptar/