Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Qershor 2021
“Life” ka botuar, në muajin korrik 1939, një fotografi të rrallë të mbretëreshës Geraldinë duke bërë pazar në Norvegji, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Suveniret e Geraldinës
Zotërinj :
Gjatë qëndrimit të tyre të fundit në Norvegji, ish-mbreti dhe mbretëresha Geraldinë e Shqipërisë janë pare shpesh në publik.
Ish-Mbretëresha Geraldinë është shumë e dhënë për të bërë pazar. Megjithë bagazhet e shumta që ajo solli nga Tirana, iu deshtën 25 të tjera për të marrë suveniret që ajo bleu në Suedi dhe Norvegji.
Gjatë një udhëtimi me motor në Norvegji, ajo u ndal buzë rrugës për blerë disa pantofla të bëra prej lëkure fokash, të zbukuruara me lepur të bardhë.
Unë shkrepa këtë fotografi të saj duke bërë pazar.
Henning Sinding-Larsen
Oslo, Norvegji
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/life-1939-suveniret-e-geraldines-fotografia-ekskluzive-e-mbretereshes-se-shqiptareve-ne-norvegji/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/fotografi-e-rralle-e-mbretereshes-geraldine-ndalet-ne-rruge-per-pazar/
https://konica.al/2021/06/geraldina-fotografuar-duke-bere-pazar/