Letra qe Mit’hat Frasheri i dergoi botuesit te revistes “The New Statesman” me 25 shkurt 1921 : “…Te vetmet pasuri qe kishin shqiptaret ishin patriotizmi dhe mencuria e tyre…”


Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)
Mit’hat Frashëri (1880 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Nëntor 2021

 

Revista “The New Statesman” ka botuar, me 5 mars 1921, në faqen n°641, letrën e atdhetarit, shkrimtarit, diplomatit dhe politikanit shqiptar, z. Mit’hat Frashëri, i njohur ndryshe me pseudonimin e Lumo Skëndos, në lidhje me njohjen e Shqipërisë, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

 

Njohja e Shqipërisë

Burimi : The New Statesman, 5 mars 1921, f.641
Burimi : The New Statesman, 5 mars 1921, f.641

Botuesit të “The New Statesman” :

 

Zotëri, — Do të jem mirënjohës nëse gjeni hapësirë në faqen (revistën) tuaj për këtë letër, qëllimi i së cilës është të japë një ide të qartë të situatës aktuale në Shqipëri.

 

Qeveria e sotme e Shqipërisë, e cila në fakt ekziston prej një viti, u formua nga Kongresi i mbajtur në Lushnje, më 25 janar 1920. Në atë datë vendi ishte nën pushtimin e huaj : Shkodra ishte pushtuar nga trupat ndërkombëtare, ndërsa Korça ishte e pushtuar nga francezët dhe drejtohej nga një administratë franko-shqiptare; pjesa tjetër e vendit ishte pushtuar nga italianët dhe Vlora, Tepelena, Gjirokastra pretendoheshin nga ta si pronë e tyre. Në fillim shqiptarët nuk kishin as financa, as ushtri, as xhandarmëri; dhe nuk kishin as mbështetjen e ndonjë fuqie të huaj. Të vetmet pasuri që kishin ishin patriotizmi dhe mençuria e tyre. I gjithë vendi (territori) i vitit 1913 është aktualisht në duart e autoriteteve shqiptare; Shkodra, Korça, Gjirokastra, Tepelena dhe në fund Vlora janë nën udhëheqjen e Qeverisë Kombëtare. Sipas marrëveshjes së Tiranës, 2 gusht 1920, Italia ka tërhequr të gjitha pretendimet e saj ndaj Shqipërisë, duke njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj.

Burimi : The New Statesman, 5 mars 1921, f.641
Burimi : The New Statesman, 5 mars 1921, f.641

Përpjekjet madhështore të shqiptarëve për lirinë e tyre gjetën një simpati të madhe në Lidhjen e Kombeve (Gjenevë), dhe Shqipëria, e gjykuar më pas se zotëronte të gjitha kualifikimet e nevojshme, u pranua në Lidhje (17 dhjetor 1920).

 

Si mirënjohje e punës së deritanishme për këtë popull të vogël pritet që të respektohen kufijtë e vitit 1913, kufij të cilët serbët i kanë shkelur që nga viti 1918 dhe brenda të cilëve gjatë gushtit dhe shtatorit të kaluar kanë shkatërruar 140 fshatra. Grekët gjithashtu kanë shkelur kufijtë në lindje të Korçës.

 

Për sa i përket njohjes zyrtare të qeverisë shqiptare, hezitimi i Fuqive për këtë çështje është i vështirë për t’u kuptuar, pasi Fuqitë e Mëdha dhe të Vogla e kanë njohur tashmë Shqipërinë në vitin 1913 dhe kanë pasur me të marrëdhënie të rregullta diplomatike nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të akredituar. Tani mbetet vetëm çështja e rifillimit të marrëdhënieve diplomatike që u ndërprenë gjatë luftës së madhe; ne shpresojmë që kjo të bëhet së shpejti. — I juaji, etj.,

 

Hotel Cecil, Londër

25 shkurt

 

 

Lumo SKENDO

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-qe-mit-hat-frasheri-i-dergoi-botuesit-te-revistes-the-new-statesman-me-25-shkurt-1921-te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-mencuria-e-tyre/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://gazetadielli.com/letra-qe-mithat-frasheri-i-dergoi-botuesit-te-revistes-the-new-statesman-me-25-shkurt-1921-te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-me/

 

https://americaneye.al/te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-mencuria-e-tyre/

 

https://www.kultplus.com/lajme/te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-mencuria-e-tyre/

 

https://fjala.al/2021/11/06/letra-qe-mithat-frasheri-i-dergoi-botuesit-te-revistes-the-new-statesman-me-25-shkurt-1921-te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-mencuria/

 

https://www.rrugapress.al/letra-qe-mithat-frasheri-i-dergoi-botuesit-te-revistes-the-new-statesman-me-25-shkurt-1921/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1700076/letra-qe-mithat-frasheri-i-dergoi-botuesit-te-revistes-the-new-statesman-me-25-shkurt-1921/

 

https://a-news24.com/2021/11/letra-qe-mithat-frasheri-i-dergoi-botuesit-te-revistes-the-new-statesman/

 

https://alb-spirit.com/2021/11/06/letra-qe-mithat-frasheri-dergoi-botuesit-te-revistes-new-statesman-25-shkurt-1921-te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-men/

 

http://plavaeguciasot.com/letra-qe-mithat-frasheri-i-dergoi-botuesit-te-revistes-the-new-statesman-me-25-shkurt-1921/

 

https://liberale.al/te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-mencuria-e-tyre/

 

https://vloranews.al/kulture/te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-mencuria-e-tyre/

 

https://nistori.com/kult/te-vetmet-pasuri-qe-kishin-shqiptaret-ishin-patriotizmi-dhe-mencuria-e-tyre/