Letra e Federatës Panshqiptare të Amerikës « Vatra » drejtuar gazetës « L’Action Française », mars 1920


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2017

 

Gazeta « L’Action française » me qendër në Paris, të shtunën e 6 marsit 1920, në faqen n° 3, ka botuar letrën e dërguar nga Federata Panshqiptare e Amerikës « Vatra ».

 

Shkrimi mban titullin : « Po Kombësia Shqiptare ? »

 

Drejtuesit e gazetës ishin në dijeni për situatën në të cilën gjendej Shqipëria asokohe, por letra e dërguar nga Vatra u ka mundësuar atyre të jenë ende dhe më të qartë mbi momentet e vështira që po përjetonte Kombi ynë.

 

Si fillim do të gjeni rrëfimin thumbues të gazetës mbi grekët e serbët dhe në vijim mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare nga Vatra.

 

Rrëfimi i gazetës :

 

« Ne kemi marrë nga Shoqëria shqiptare Vatra letrën në vijim e cila vërtetëson vëzhgimet që ne kemi paraqitur disa herë këtu (në gazetë). Grekë e Serbë, që flasin për parimin e kombësisë në interes të tyre, e dhunojnë atë në mënyrë cinike kur bëhet fjalë për vende më të vogla se ato. »

 

Letra e Federatës Panshqiptare të Amerikës « Vatra » :

 

« …Në vitin 1913, në Konferencën e Londrës, Shqipëria u sakrifikua për të kënaqur orekset e vendeve ballkanike ; E gjithë fusha shqiptare e Kosovës dhe Maqedonia perëndimore me pothuajse një milion shqiptarë, dhe Epiri i jugut me krahinat e tij të pasura, u dhanë shteteve të vogla fqinje.

 

Të inkurajuara nga Rusia, Greqia shkatërroi jugun e Shqipërisë dhe bëri hi më shumë se 400 fshatra ; po ashtu Serbia shkatërroi rajone të tëra shqiptare mes Shkupit, Pejës dhe Ohrit.

 

Shqiptarët e kanë pritur Konferencën e madhe (Bëhet fjalë për Konferencën e Paqes në Paris, janar 1919 – gusht 1920) me qëllim korrigjimin e dëmeve që kanë pësuar. Kemi folur për drejtësinë dhe të drejtën e kombësisë.

 

Nëse riparimi i padrejtësive dhe dëmeve që Shqipëria ka pësuar në 1913 është i vështirë, të lihen të paktën kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Londrës dhe t’i evitojmë asaj një copëtim të ri ; se Greqia dhe Serbia s’kanë aspak nevojë të zgjerohen në kurriz të Shqipërisë, ndërsa kjo e fundit nuk mund të copëtohet më tej pa pasur rreziqe serioze gjakderdhje (vdekje). »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë burimin e  informacionit si në vijim – Aurenc Bebja, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania : https://www.darsiani.com/la-gazette/letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-l-action-fran%C3%A7aise-mars-1920/

 

 

Publikuar në :

 

Dielli :

http://gazetadielli.com/vatra-gazetes-laction-francaise-po-kombesia-shqiptare/

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/mars-1920-letra-e-vatres-drejtuar-gazetes-laction-francaise-po-kombesia-shqiptare/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-laction-francaise-mars-1920-nga-aurenc-bebja-france-22-janar-2017/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/mars-1920-letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-laction-francaise/

 

Bota.al :

http://www.bota.al/2017/01/po-kombesia-shqiptare-letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-laction-francaise-mars-1920/

 

Dita :

http://www.gazetadita.al/mars-1920-letra-e-vatres-drejtuar-gazetes-laction-francaise-po-kombesia-shqiptare/

 

360gradë.al :

http://www.360grade.al/me-shume/sqhiperia-alternative/item/46614-zbulohet-letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-l-action-francaise-mars-1920

 

Shqiptari.eu :

http://www.shqiptari.eu/mars-1920-letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-laction-francaise/

 

Pasqyrë.al :

http://www.pasqyre.al/te-gjitha/po-kombesia-shqiptare-letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-laction-francaise/

 

Tetovanews :

http://www.tetovanews.info/2017/01/letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-laction-francaise-mars-1920/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=4665

 

Nacional Albania :

http://www.nacionalalbania.al/2017/01/mars-1920-letra-e-federates-panshqiptare-te-amerikes-vatra-drejtuar-gazetes-laction-francaise/

 

Maqedonia Shqiptare :

http://maqedoniashqiptare.com/2017/01/mars-1920-letra-e-vatres-drejtuar-gazetes-laction-francaise-po-kombesia-shqiptare/