Le Temps (1939) : Protesta e njëqind shqiptarëve të Francës ndaj Italisë fashiste dhe telegrami i tyre


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  2 Korrik 2017

 

Gazeta franceze, « Le Temps », ka botuar, të mërkurën e 12 prillit 1939, në faqen n° 2, telegramin e shqiptarëve të Francës,  në lidhje me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste.

 

Patriotët shqiptarë, megjithëse asokohe ishin kundërshtarë të Mbretit Zog, i kanë lënë mënjanë kontradiktat e tyre dhe janë vënë në dispozicionin e tij për të mbrojtur atdheun.

 

Bashkëkombasit tanë në Francë po përgatishen për tu rikthyer në atdhe me qëllim për të luftuar fashistët. Në të njëjtën kohë, ata u kanë dërguar një telegram kombeve të lira, të interesuara ose të kërcënuara që të mbrojnë kombin shqiptar.

 

Çfarë përmban ky telegram ? Cilave vendeve u drejtohej ? Në vijim do të gjeni dokumentin e plotë të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

« Njëqind shqiptarë që jetojnë në krahinën e Lyon-it u mblodhën dje po në qytetin Lyon. Ata kanë dërguar një delegat në Paris që të kërkojë një pasaportë kolektive me qëllim për të shkuar në luftë. Emigrantët, deri tani kundërshtarë të mbretit Zog, të cilët merrnin pjesë në mbledhje, i kanë dërguar një telegram këtij sovrani për t’i thënë që ata janë në dispozicionin e tij për të mbrojtur atdheun.

 

Shqiptarët e vendosur në departamentin e Loire-s i janë drejtuar Z. Daladier, president i këshillit, dhe ambasadorëve të Anglisë, Greqisë, Jugosllavisë, Shqipërisë, Rumanisë dhe Turqisë nëpërmjet telegramit në vijim :

 

Anëtarët e kolonisë shqiptare të Loire-s protestojnë fuqishëm kundër sulmit të vendit të tyre nga fashistët e Musolinit. Ata sigurojnë bashkëkombasit e tyre për simpatinë që kanë ndaj atdheut dhe zotohen për ta mbrojtur atë me të gjithë energjinë e tyre.

 

Ata kërkojnë ndaj kombeve të lira dhe atyrëve që janë të interesuara ose të kërcënuara, gjatë një afati pak a shumë të shkurtër, nga vazhdimësia e këtyre akteve plaçkitëse dhe vrasëse, të shpëtojnë kombin shqiptar.

 

Rroftë populli shqiptar i lirë dhe krenar ! »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-protesta-e-njeqind-shqiptareve-te-frances-ndaj-italise-fashiste-dhe-telegrami-i-tyre/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/le-temps-1939-protesta-e-njeqind-shqiptareve-te-frances-ndaj-italise-fashiste-dhe-telegrami-i-tyre/

 

American Eye :

http://www.americaneye.al/le-temps-1939-protesta-e-njeqind-shqiptareve-te-frances-ndaj-italise-fashiste-dhe-telegrami-tyre/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/le-temps-1939-protesta-e-njeqind-shqiptareve-te-frances-ndaj-italise-fashiste-dhe-telegrami-i-tyre/

 

Bota Sot :

http://www.botasot.info/historia-lajme/725968/le-temps-1939-protesta-e-njeqind-shqiptareve-te-frances-ndaj-italise-fashiste-dhe-telegrami-i-tyre/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/le-temps-1939-protesta-e-njeqind-shqiptareve-te-frances-ndaj-italise-fashiste-dhe-telegrami-tyre-nga-aurenc-bebja-france-2-korrik-2017/

 

Telegrafi :

http://telegrafi.com/viti-1939-dhe-shqiptare-e-frances-armiqte-e-zogut-u-bene-zogiste-per-inat-te-armikut/

 

Shekulli.com.al :

http://www.shekulli.com.al/ja-cfare-shkruante-gazeta-franceze-le-temps-per-pushtimin-fashist-te-shqiperise-dhe-per-protesten-e-shqiptareve/

 

InfoPress :

http://gazetainfopress.com/historia_arkeologji/le-temps-1939-protesta-e-njeqind-shqiptareve-te-frances-ndaj-italise-fashiste-dhe-telegrami-tyre

 

Maqedonia Shqiptare :

http://maqedoniashqiptare.com/2017/07/le-temps-1939-protesta-e-njeqind-shqiptareve-te-frances-ndaj-italise-fashiste-dhe-telegrami-i-tyre/

 

Njëkomb.com :

http://www.njekomb.com/?p=14553

 

Vloranews :

http://vloranews.net/?p=81994