Le Temps (1939) / Mbreti Zog, për arsye shëndetësore të Lekës, anulloi vizitën e qytetit të Bergenit dhe fjordeve norvegjeze


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Tetor 2018

 

“Le Temps” ka botuar të mërkurën e 26 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me familjen mbretërore shqiptare, e gjendur asokohe në kryeqytetin norvegjez, Oslo.

 

Mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kanë patur në plan të vizitonin Bergen-in dhe fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë, por gjendja shëndetësore e djalit të tyre, Lekës, i ka detyruar ata të heqin dorë nga ky projekt.

 

Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë te gazetës franceze, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 

Norvegji

 

Udhëtimet e mbretit Zog

 

Na telegrafojnë nga Oslo :

 

Mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë dhe djali i tyre, të cilët gjenden tashmë në Oslo, synonin të bënin një udhëtim në Bergen dhe në fjordet e bregut perëndimor të Norvegjisë.

 

Për arsye shëndetësore të djalit të tyre, ish-sovranët hoqën dorë nga ky projekt. Ata do të largohen për në Francë brenda pak ditësh, por mbreti Zog ka shprehur synimin e tij për t’u kthyer së shpejti në Norvegji për të vizituar bregun perëndimor.

 

 

Na telegrafojnë nga Tirana :

 

Një komision i kryesuar nga komandanti i përgjithshëm i xhandarmërisë mbretërore sapo ka vendosur të sekuestrojë dhe konfiskojë të gjithë pasurinë e Ahmet Zogut, ish-mbretit të Shqipërisë dhe këshilltarëve të tij kryesorë.

 

Deklarohet se ky vendim justifikohet nga fakti se mbreti Zog dhe bashkëpunëtorët e tij “kanë pasur një aktivitet anti – kombëtar”.

 

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1939-mbreti-zog-per-arsye-shendetesore-te-lekes-anulloi-viziten-e-qytetit-te-bergenit-dhe-fjordeve-norvegjeze/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/le-temps-1939-pse-mbreti-zog-anuloi-viziten-ne-fjordet-norvegjeze/?fbclid=IwAR3iu08Y__XVIQqhqiF4A1kgp5IdEjkKGZNOHNDSxve001s7dZE3-4lIL_U

 

https://www.syri.net/arte-media/202587/shendeti-i-princit-te-vogel-geraldina-dhe-ahmet-zogu-anullojne-viziten-ne-fjordet-e-norvegjise/

 

https://www.voal.ch/le-temps-1939-mbreti-zog-per-arsye-shendetesore-te-lekes-anulloi-viziten-e-qytetit-te-bergenit-dhe-fjordeve-norvegjeze/

 

http://opinion.al/1939si-anuloi-zogu-viziten-e-qytetit-te-bergenit-e-fjordeve-norvegjeze/?fbclid=IwAR2915gEbmaEN6SA7N2oSKFpUR78DZ6ZZ_V3kQgyMGlaCPSp2wNQGJ1EsGk

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/966125/le-temps-1939-mbreti-zog-per-arsye-shendetesore-te-lekes-anuloi-viziten-e-qytetit-te-bergenit-dhe-fjordeve-norvegjeze/?fbclid=IwAR3D0kWWWwqbGwr2mdXqPmN2zsubUhsdHuLvDHp-bY-Y2VTAWVBD51nk7kY

 

http://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=8094

 

http://mobile.kosova-sot.info/dossier/319823/letemps1939mbretizogperarsyeshendetesoretelekesanulloiviziteneqytetittebergenitdhefjordevenorvegjeze/?fbclid=IwAR3NOfUMaEYy0KCWy-iU_NwdWlDzjJ6SDCxUPhsHYJHhuhAIZY2Aiip6ZBc

 

http://www.njekomb.com/?p=148011&fbclid=IwAR0llHb9loykWYFoER_DJoTX6RSfZQPTUo8_hjMyRAQLmgun1P578YI5ko4