Nga Aurenc Bebja*, Francë – 27 Prill 2020
“Le Soir” ka botuar, të martën e 10 dhjetorit 1889, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me promovimin asokohe të romanit në gjuhën frënge të Pashko Vasës, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Librat e rinj
“Bardha e Temalit, nga Albanus Albano, vol. 1 in-18 jesus, tek Albert Savine : 3.5 franga
— Studim shumë i sinqertë dhe gjithashtu shumë i detajuar i zakoneve të Shqipërisë. Dashuritë e fuqishme, urrejtjet e forta të këtyre fiseve luftëtare janë vënë në pah në një mënyrë shumë interesante dhe mbi të gjitha të përjetuara nga autori.
Ne i urojmë, veçanërisht në këtë kohë ku ekzotika është në modë, një mirëseardhje të merituar këtij romani të shkruar në mënyrë të kujdesshme.
Pseudonimi i “Albanus Albano” fsheh, nëse nuk gabojmë, personalitetin simpatik të një shqiptari që qëndroi në vendin e tij, duke qenë njëkohësisht francez në zemër dhe parizian në shpirt.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-soir-1889-i-urojme-mireseardhjen-romanit-bardha-e-temalit-te-albanus-albano-s-pashko-vases-francezit-ne-zemer-dhe-parizianit-ne-shpirt/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://tiranatoday.al/bardha-e-temalit-te-pashko-vases-francezit-ne-zemer-dhe-parizianit-ne-shpirt/
https://opinion.al/le-soir-1889-promovimi-ne-gjuhen-frenge-i-romanit-e-bardha-e-temalit/
https://konica.al/2020/04/studim-i-sinqerte-dhe-i-detajuar-i-zakoneve-te-shqiperise/