Le Radical (1914) / Deklarata e Princ Vidit, para ngjitjes në fron, për popullin shqiptar.


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Shkurt 2019

 

“Le Radical” ka botuar, të premten e 13 marsit 1914, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Princ Vidit drejtuar shqiptarëve, para ngjitjes së tij në fron, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Në Shqipëri

 

Një deklaratë nga mbreti

 

Durrës, 12 mars. – Nesër në mëngjes do të publikohet shpallja e mëposhtme e mbretit për popullin :

 

Shqiptarë,

 

Sot, Shqipëria e lirë dhe e pavarur hyn në një histori të re. Fati i vendit i është besuar mbretit, urtësisë së qeverisë dhe virtyteve të patriotëve. Rruga përpara është e gjatë dhe plot pengesa, por asnjë pengesë nuk është e pakalueshme për një popull që ka tradita të famshme në historinë e lashtë dhe i cili, si ju, ka (ka pasur) një vullnet të madh për të punuar dhe përparuar. Detyra jonë dhe ajo e pasardhësve tanë do të jetë gjithmonë kërkimi për mirëqenien e kombit, me të gjitha forcat tona. Frymëzuar nga këto ndjenja, ne kemi pranuar nga duart tuaja kurorën e Shqipërisë.

 

Shqiptarë,

 

Ndërsa ngjitemi në fron, ne presim që të gjithë ju të nxitoni rreth mbretit tuaj dhe të punoni me ne për përmbushjen e aspiratave kombëtare.

 

Vilhelmi I

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-radical-1914-deklarata-e-princ-vidit-para-ngjitjes-ne-fron-per-popullin-shqiptar/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/le-radical-1914-cfare-deklaroi-princ-vidi-para-ngjitjes-ne-fronin-shqiptar/

 

https://www.kosova-sot.info/dossier/357265/leradical1914deklarataeprincviditparangritjesnefronperpopullinshqiptar/

 

https://opinion.al/deklarata-e-princ-vidit-para-ngjitjes-ne-fron-per-popullin-shqiptar/

 

http://gazeta-shqip.com/lajme/2019/02/21/fjalet-e-para-te-princ-vidit-para-se-behej-mbreti-i-shqiptareve/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1034725/ekskluzive-le-radical-1914-deklarata-e-princ-vidit-para-ngjitjes-ne-fron-per-popullin-shqiptar/

 

https://www.kultplus.com/trashegimia/fjalet-e-para-te-princ-vidit-para-se-behej-mbreti-i-shqiptareve/

 

https://www.voal.ch/le-radical-1914-deklarata-e-princ-vidit-para-ngjitjes-ne-fron-per-popullin-shqiptar/