Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2019
Gazeta franceze “Le Peuple” ka botuar, të martën e 16 majit 1939, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me letrën e mbretit Zog dërguar asokohe Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
“Gjenevë. 15 maj. — Mbreti Zog i Shqipërisë i dërgoi Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, një letër gjerësisht të motivuar, në të cilën ai proteston kundër dhunës së ushtruar prej Italisë në atdheun e tij, për të cilin ai deklaron se rezervon të gjitha të drejtat.
Qëllimi i komunikimit të mbretit Zog nuk është për t’iu referuar Këshillit ose të provokojë një debat mbi ngjarjet e fundit në Shqipëri gjatë seancës së ardhshme, por të kujtohet, nëpërmjet kësaj qasjeje, shkelja e bërë si ndaj Shqipërisë dhe të drejtës ndërkombëtare, e gjitha për qëllime praktike.
Një nip i mbretit, princi Hysen (Hussein), erdhi të paraqiste sot këtë dokument Kombeve të Bashkuara dhe të specifikojë qëllimin e tij. Ka mundësi që sekretari i Kombeve të Bashkuara, sipas qëllimeve të autorit, do të komunikojë këtë dokument për informacion shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara para mbledhjes së Këshillit të datës 22.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-peuple-1939-nje-leter-e-mbretit-zog-drejtuar-sekretarit-te-pergjithshem-te-kombeve-te-bashkuara/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://www.kohajone.com/2019/04/06/gazeta-franceze-1939-boton-letren-e-mbretit-zog-drejtuar-okb/
http://vloralajme.net/2019/04/06/gazeta-franceze-1939-boton-letren-e-mbretit-zog-drejtuar-okb/
http://www.bulevardionline.com/letra-e-39-kur-zogu-i-shkruante-sekretarit-te-pergjithshem-te-okb/
https://opinion.al/letra-e-mbretit-zog-per-sekretarin-e-pergjithshem-te-kombeve-te-bashkuara/