Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Dhjetor 2017
Gazeta franceze, “Le Petit Parisien”, ka botuar, të martën e 17 shkurtit 1925, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me interesat që ngjallte asokohe nafta shqiptare tek amerikanët, britanikët dhe italianët.
Dukej se britanikët ishin më të avancuar pranë qeverisë shqiptare mbi këtë çështje. Por amerikanët nuk kanë hezituar të reagojnë, sigurisht për të mbrojtur interesat e tyre ekonomike. Reagimi amerikan ka nxitur edhe qeverinë italiane.
Në vijim, do të gjeni shkrimin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :
“Londër, 16 shkurt (Dep. Petit Paris.)
Njoftohet në Washington nëpërmjet Exchange Telegraph-it se qeveria e amerikane i ka dërguar qeverisë shqiptare një shkresë proteste kundër projektit të dhënies së monopolit të një konçesioni nafte, nën kujdesin e Anglo Persian Oil Company, qeverisë britanike.
Z. Sinclair dhe Standard Oil Company pretendojnë se konçesioni në fjalë do t'i sigurojë Anglisë një monopol virtual në të gjitha fushat e naftës në Shqipëri. Shkresa amerikane bazohet në faktin se kur Shtetet e Bashkuara e njohën zyrtarisht Shqipërinë, ata këmbëngulën mbi parimin e “konkurrencës së barabartë” dhe pohon se ky parim u siguron Z. Sinclair dhe Standard Oil Company të drejta të barabarta me ato të Anglo Persian Oil Company.
Qeveria e Ahmet Zogut thuhet se i konfirmoi Anglo Persian Oil Company një konçesion të marrë nga ajo në 1921. Qeveria italiane ka protestuar në Tiranë duke kërkuar të drejtat prioritare në të njëjtën fushë dhe negociatat mbi këtë çështje janë angazhuar në Romë midis ambasadorit britanik dhe kabinetit.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1925-lufta-per-naften-shqiptare-mes-shteteve-te-bashkuara-te-amerikes-britanise-dhe-italise/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://gazetadielli.com/le-petit-parisien-1925-lufta-per-naften-shqiptare/
http://www.tetovanews.info/2017/12/1925-lufta-per-naften-shqiptare-mes-shba-britanise-dhe-italise/
http://www.njekomb.com/?p=58478
http://www.dritare.net/2017/12/09/lufta-qe-kane-bere-shba-italia-dhe-britania-per-naften-shqiptare/1
http://www.almakos.com/lufta-per-naften-shqiptare-mes-shba-se-britanise-dhe-italise-dokument