Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Janar 2020
“Le Petit Parisien” ka botuar, të martën e 4 prillit 1916, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me pritjen e Esat Pashë Toptanit nga kryeministri francez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Esat Pasha i pritur nga Presidenti i Këshillit (Kryeministri)
Presidenti i Këshillit, ministër i Punëve të Jashtme, priti, mëngjesin e djeshëm, Esat Pashën, i cili mbërriti në Paris të shtunën.
Gjatë takimit të tyre, z. Briand e uroi ngrohtësisht Presidentin e qeverisë shqiptare për qëndrimin e tij besnik ndaj kauzës së aleatëve dhe e falënderoi atë për ndihmën e tij të dobishme në operacionet e evakuimit të ushtrisë serbe në Selanik.
Esat Pasha, i cili u prek shumë ndaj fjalëve të z. Briand, tha se ai u ishte bindur ndjenjave të përzemërsisë dhe të devotshmërisë që ka për Francën dhe shprehu besimin e tij të plotë në suksesin e armëve të saj.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1916-kryeministri-francez-priti-esat-pashen/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://americaneye.al/takimi-miqesor-mes-kryeministrit-francez-dhe-esat-pashes/
https://www.voal.ch/le-petit-parisien-1916-kryeministri-francez-priti-esat-pashen/
https://njekomb.org/le-petit-parisien-1916-kryeministri-francez-priti-esat-pashen/
https://opinion.al/1916-esat-pashavij-ne-paris-per-te-pushuar-jam-jashtezakonisht-i-lodhur/
https://dosja.al/dosja-esat-3/
https://vloranews.al/kulture/le-petit-parisien-1916-kryeministri-francez-priti-esat-pashen/