Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Nëntor 2019
“Le Petit Parisien” ka botuar, të mërkurën e 27 majit 1914, në faqen n°3, intervistën e Ismail Qemalit për gazetën “Italia”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ismail Qemali në Romë
Romë, 26 maj.
Ismail Qemali, ish-kreu i qeverisë së përkohshme të Vlorës, ka ardhur në Romë, nga ku ai synon të niset për t’i ofruar shërbimet e tij princ Vidit.
I intervistuar nga gazeta “Italia”, Ismaili deklaroi se ngjarjet e tanishme ishin të lehta për t’u parashikuar, pasi princi kishte pranuar tutelën e Esatit.
Sipas tij, e vetmja mënyrë për të krijuar një paqe të qëndrueshme në Shqipëri është rritja e kompetencave të komisionit të kontrollit që do të qeveriste nën autoritetin e princit dhe krijimi në Shqipëri i një sistemi kantonal të ngjashëm me atë të Zvicrës.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1914-ja-zgjidhja-qe-ka-propozuar-ismail-qemali-per-qendrueshmerine-e-shqiperise-ne-gazeten-italia/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :