Nga Aurenc Bebja #, Francë – 15 Gusht 2017
Gazeta franceze, « Le Petit Parisien », ka botuar, me 6 tetor 1885, në faqen n°2, një shkrim që trajton rolin e grave në luftë dhe mban titullin « Les femmes soldats – Gratë ushtare ».
Francezja rrëfen se gratë suliote kanë frymëzuar edhe ato të Rumelisë për të luftuar kundër turqve. Ajo vë në dukje trimërinë e sulioteve dhe nuk harron të theksojë origjinën e tyre shqiptare.
Në vijim, rrëfimi i plotë i gazetës, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja - Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :
« …Me padyshim se gratë e Rumelisë janë kujtuar për rolin e lavdishëm që kanë lujatur gratë e vendeve fqinje më pak se para njëqind viteve.
Këto gra ishin Suliotet.
Suliotët ishin shqiptarë që u tërhoqën në male bashkë me bagëtitë e tyre dhe formuan një Republikë të vogël. Numri i tyre ishte rreth shtatë mijë. Në 1789 dhe 1790, ata u ngritën kundër turqve, të cilët dëshironin t’i nënshtronin sërish.
Gratë Suliote ndoqën burrat në luftë ; ato u sillnin atyre ushqim, municione, dhe, nëse ishte e nevojshme, luftonin me ta. Njëra nga ato, Moscho Tsavellas (Mosko Xhavella), gruaja e njërit prej udhëheqësve kryesorë (e ka fjalën për Lambros Tsavellas – Llambro Xhavellën), çau me sopatë tri arka plot me fishekë, mbushi përparësen e saj, mori pushkën dhe u vërsul përballë turqve*, e mbështetur nga një batalion i shoqeve të saj. Të inkurajuar nga vrulli i tyre, katërqind Suliotë nxituan bashkë me to mbi armikun, i cili u tërhoq, duke lënë më shumë se tre mijë të vdekur në fushë.
Në 1800, Turqit dëshiruan të merrnin hak. Për fat të keq, kësaj here pati tradhtarë midis suliotëve, dy tipa të mjerueshëm shitën vendin e tyre, dhe, nëpërmjet tyre, turqit kapërcyen pengesat. Lufta zgjati me ditë të tëra.
Gratë, të cilat rezistonin, u masakruan masivisht, dhe ato që mundën të largoheshin, njëqind e gjashtëdhjetë, u ngjitën në majat e shkëmbinjëve, prej të cilëve u hodhën në humnerë me fëmijët e tyre. »
* kanë luftuar përballë trupave të Ali Pashë Tepelenës (i urdhëruar nga Sulltani për këto sulme).
# Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1885-trimeresha-moscho-tsavellas-mosko-xhavella-dhe-grate-suliote-keto-heroina-shqiptare-me-nje-fund-tragjik/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
Dielli :
http://gazetadielli.com/grate-sulioteketo-heroina-shqiptare-me-fund-tragjik/
American Eye :
http://www.americaneye.al/gazeta-franceze-me-1885-fati-tragjik-i-heroinave-suljote/
Tirana Observer :
http://www.tiranaobserver.al/gazeta-franceze-me-1885-fati-tragjik-i-heroinave-suljote/
VOAL :
Opinion.al :
Njëkomb.com :
http://www.njekomb.com/?p=24721
Shqiperiaebashkuar.al :
Syri.net :
Konica.al :
Dritare.net :
Dita :
http://www.gazetadita.al/gazeta-franceze-me-1855-fati-tragjik-i-heroinave-suljote/
Botasot :
360°.al :
Maqedonia Shqiptare :