Nga Aurenc Bebja*, Francë – 4 Dhjetor 2018
Gazeta franceze, “Le Petit Journal”, ka botuar të martën e 8 gushtit 1939, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me mbërritjen mbretit Zog dhe familjes mbretërore shqiptare në Belgjikë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Sovrani ishte dje në Belgjikë
Bruksel, 7 gusht. – Të hënën, në fund të mëngjesit, mbreti Zog i Shqipërisë, mbretëresha Geraldinë, fëmija i tyre, princi i vogël Aleksandër, princeshat Myzejen, Ruhije, Maxhide dhe një suitë prej 22 vetësh mbërritën në Anvers nëpërmjet avullores belge “Brabant”.
Ne e dimë se ish-mbreti i Shqipërisë ishte së fundi në Oslo.
Mbreti Zog, i cili për pak çaste u shfaq mbi urën e anijes, u prit me plot brohoritje nga populli i Anvers; Mbretëreshës Geraldinë i dhuruan lule.
Mbreti u nis, nëpërmjet rrugës, në Bruksel.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-journal-1939-mbreti-zog-u-prit-ne-anvers-te-belgjikes-mes-brohoritjeve-te-banoreve/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/le-petit-journal-1939-mbreti-zog-u-prit-ne-belgjike-mes-brohoritjeve/
https://www.balkanweb.com/le-petit-journal-si-u-prit-mbreti-zog-ne-anvers-te-belgjikes/
https://www.syri.net/arte-media/214664/si-u-prit-me-brohoritje-mbreti-zog-ne-belgjike/
http://opinion.al/le-petit-journal-1939-mbreti-zog-u-prit-ne-belgjike-mes-brohoritjeve/
http://www.njekomb.com/?p=160210