Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Prill 2018
Le Petit Journal (Supplément Illustré) ka botuar, të dielën e 28 majit 1911, në ballinë, gravurën e shqiptares Janica Martinaj, kryengritëses 22 vjeçare, të cilën gazeta franceze nuk ka nguruar ta krahasojë asokohe më Zhanë d’Ark-ën.
Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, ka sjellë për publikun shqiptar, shpjegimin e kësaj gravure :
“Shpjegimet e gravurave tona.
Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare
Një luftëtare e sapo zbuluar në kryengritjen shqiptare.
Janica (Zhanë) Martinaj është vajza e një bajraktari. Pas vdekjes se babait të saj, gjatë një përleshje, djali më i rritur u thirr për ta zëvendësuar. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar ishte vetëm tetë vjeç. Çfarë duhej bërë atëherë ?
– Më ndiqni ! bërtiti Janica, pasi kishte mbledhur ushtarët e babait të saj – unë do t'ju çoj drejt fitores.
Dhe Zhanë d’Ark-a shqiptare, 22 vjeçare, vërshoi drejt armikut.
Janica është shtatlartë dhe e fortë. Bukuria e saj magjeps kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër, të praruar me argjend dhe fildish, ajo drejton operacionet me një guxim të rrallë.
Dhe, këto ditët e fundit, e pamë atë, në krye të kryengritësve që ajo udhëqeh, të sulmojë fortifikimet osmane dhe të detyrojë arratisjen e ushtarëve të sulltanit.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-journal-1911-janica-martinaj-kryengritesja-22-vjecare-eshte-zhane-d-ark-a-shqiptare/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
http://gazetadielli.com/kryengritesja-22-vjecare-zhane-dark-a-shqiptare/
https://www.syri.net/arte-media/157079/media-franceze-1911-janica-martinaj-zhane-dark-shqiptare/
http://www.njekomb.com/?p=97978