Le Matin (1921) / Më shumë së një vit pas vrasjes, trupi i Esat Pashës gjendet ende në morg, në fillim të rrugës Aubervilliers, në Paris


Esat Pasha në Paris (Excelsior, 4 prill 1916, fq.5) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Esat Pasha në Paris (Excelsior, 4 prill 1916, fq.5) – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Maj 2020

 

“Le Matin” ka botuar, të martën e 25 tetorit 1921, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me trupin e pajetë të Esat Pashë Toptanit, më shumë se një vit pas vrasjes, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Trupi i Esat Pashës është ende në morg

 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Kujtojmë ende vdekjen e gjeneralit Esat Pasha, ish-diktatorit të Shqipërisë, i cili, më 13 qershor 1920, u vra me revolver, në rrugën Rivoli, nga një prej bashkatdhetarëve të tij.

 

Trupi i gjeneralit fatkeq u transportua më pas në hotelin që kishte marrë me qira, Vila Said, dhe mbeti aty dy ditë, i ekspozuar në një katafalik. Pastaj, në pritje të ardhjes së gruas së tij, e cila do të vendoste për datën e varrimit, trupin e gjeneralit shqiptar e dërguan në morgun e qytetit të Parisit.

 

Por, pasi familja e tij që jeton jashtë vendit nuk e ka kërkuar kurrë trupin e tij, Esat Pasha është akoma duke pritur, midis katër fletëve plumbi dhe katër dërrasave abanozi, në fillim të rrugës Aubervilliers, që ta dërgojnë në shtetin e tij.

 

Në morg, na deklaruan :

 

— Ne nuk kemi pse të shqetësohemi për gjeneralin. Ai është në një sallë të ajrosur mirë dhe po presim vetëm një fjalë nga gruaja e tij që ta nisim me tren në destinacion të Shqipërisë. Ne marrim çdo muaj, përmes një banke, 45 franga të parashikuara nga rregullorja për kujdesjen e trupit. Ne nuk kërkojmë më shumë…

 

— Por, për sa kohë ju mund të mbani arkivolin ?

 

— Rregullorja nuk parashikon një datë. Ne do ta mbajmë atë për aq kohë sa familja paguan. Dyqind vjet, në qoftë se i pëlqen të paguajë 45 franga gjatë dymbëdhjetë muajve për dy qind herë...

 

— Po sikur familja të mos paguajë më ?

 

— Atëherë do ta varrosnim trupin në “transhenë e lirë”...

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-matin-1921-me-shume-se-nje-vit-pas-vrasjes-trupi-i-esat-pashes-gjendet-ende-ne-morg-ne-fillim-te-rruges-aubervilliers-ne-paris/. Në rast të kundërt mos e publiko.

 

 

Publikuar në :

 

https://americaneye.al/refuzimi-nga-familja-trupi-i-esat-pashes-qendroi-nje-vit-ne-morgun-e-parisit/

 

https://www.kultplus.com/lajme/le-matin-me-1921-me-shume-se-nje-vit-pas-vrasjes-trupi-i-esat-pashes-gjendet-ende-ne-morg-ne-paris/

 

https://www.balkanweb.com/le-matin-me-1921-me-shume-se-nje-vit-pas-vrasjes-trupi-i-esat-pashes-gjendet-ende-ne-morg-ne-paris/

 

https://www.syri.net/arte-media/343157/edhe-nje-vit-pas-vrasjes-trupi-i-esat-pashes-ende-ne-morg/

 

http://www.arsalbanica.mk/le-matin-1921-me-shume-se-nje-vit-pas-vrasjes-trupi-i-esat-pashes-gjendet-ende-ne-morg-ne-fillim-te-rruges-aubervilliers-ne-paris/

 

https://tirananews.al/me-shume-se-nje-vit-pas-vrasjes-media-franceze-e-vitit-1921-trupi-i-esat-pashes-ende-ne-morg-ne-paris/

 

https://dosja.al/dosja-dikur-esat/

 

https://www.mekulipress.com/le-matin-me-1921-me-shume-se-nje-vit-pas-vrasjes-trupi-i-esat-pashes-gjendet-ende-ne-morg-ne-paris/

 

https://www.botasot.info/historia-lajme/1301760/le-matin-1921-me-shume-se-nje-vit-pas-vrasjes-trupi-i-esat-pashes-gjendet-ende-ne-morg-ne-fillim-te-rruges-aubervilliers-ne-paris/

 

http://www.standard.al/2020/05/29/me-shume-se-nje-vit-pas-vrasjes-trupi-i-esat-pashes-gjendet-ende-ne-morg-ne-fillim-te-rruges-aubervilliers-ne-paris/

 

https://www.shkodraweb.com/dokumenti-si-u-harrua-ne-morg-ne-paris-esat-pasha-edhe-nje-vit-pas-atentatit-te-avni-rustemit/

 

https://konica.al/2020/05/paris-1921-trupi-i-esat-pashes-gjendet-ende-ne-morg/