Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Nëntor 2018
Gazeta franceze, “Le Gaulois”, ka botuar, të premten e 17 korrikut 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me apelin e Ismail Qemalit drejtuar vlonjatëve me qëllim mbrojtjen e qytetit ndaj armiqve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ngjarjet e Shqipërisë
Durrësi është gati të mbrohet
Thirrja e Qemal pashait
Vlorë, 15 korrik, ora 10 e mbrëmjes.
Sot, Ismail Qemali thirri popullin e Vlorës dhe i kërkoi atij të vrapojë me armët në duar për të mbrojtur qytetin kundër armiqve që po përparonin. Thirrjet “Rroftë lufta ! Rroftë Shqipëria ! Rroftë mbreti Vid !” shpërthyen menjëherë në të gjitha anët.
Një komision u formua për të shpëtuar refugjatët që vinin nga zonat e pushtuara nga rebelët dhe për të siguruar mbështetjen e familjeve të mbrojtësve të qytetit.
Nga Korça, Tepelena, Berati dhe Fieri mbërrijnë turma refugjatësh. Këta tregojnë se skena të dhimbshme (zjarre dhe masakra) kanë ndodhur në zonat e tyre. Trupat shqiptare të këtyre garnizoneve mbërrijnë në mënyrë të çrregullt, të lodhura tmerrësisht.
Na thonë se Epirotët (gazeta e ka fjalën për grekët) kanë pushtuar ‘Lokatin’, 5 orë nga Vlora.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-gaulois-1914-ismail-qemali-vlonjateve-merrni-armet-qe-te-mbrojme-qytetin-ndaj-armiqve/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/le-gaulois-1914-ismail-qemali-vlonjateve-merrni-armet-te-mbrojme-qytetin/
http://opinion.al/gazeta-franceze-thirrja-e-ismail-qemalit-durresi-eshte-gati-te-mbrohet/
http://www.njekomb.com/?p=154294
http://360grade.al/171375/gazeta-franceze-thirrja-e-ismail-qemalit-durresi-eshte-gati-te-mbrohet/