Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Janar 2022
“Le Français” ka botuar, të martën e 17 marsit 1903, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me ndërtimin e një monumenti për patriotin dhe shkrimtarin e shquar shqiptar Jeronim De Rada, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Një monument për Jeronim de Radën.
Me iniciativën e princit Aladro Kastriota, pretendent për fronin e Shqipërisë, është formuar një komitet për t’i ngritur një monument, ndoshta në Catanzaro, patriotit dhe shkrimtarit të shquar Jeronim de Rada, i cili ndërroi jetë më 28 shkurt pranë Cosenza-s dhe të gjithë jetën e tij ia kushtoi rindërtimit të kombësisë shqiptare.
Për planin e monumentit, për të cilin do të paguajë Princi Kastriota, do të hapet një konkurs midis skulptorëve italianë dhe të huaj.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-francais-1903-do-te-hapet-nje-konkurs-midis-skulptoreve-italiane-dhe-te-huaj-per-ndertimin-e-nje-monumenti-per-jeronim-de-raden/. Në rast të kundërt mos e publiko.
Publikuar në :
https://opinion.al/1903-do-hapet-nje-konkurs-per-skulptoret-per-ndertimin-e-monumentit-te-de-rades/