Le Figaro (30 Nëntor 1912) : Shkresa e Ismail Qemalit drejtuar Markezit të San – Giuliano-s


Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2017

 

Gazeta prestigjoze franceze, « Le Figaro », ka botuar të shtunën e 30 nëntorit 1912, në faqen n°2, shkresën diplomatike të Ismail Qemalit drejtuar asokohe Antonino Paternò – Castello-s (1852 – 1914), Markez i San – Giulianos dhe ministër i jashtëm i Italisë.

 

Çfarë kërkonte udhëheqësi shqiptar ndaj zyrtarit italian ? Në vijim do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

 

Romë, 29 Nëntor

 

Kryeministri i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, Ismail Bej Qemali, i ka dërguar Markezit të San Guiliano-s, shkresën në vijim :

 

« Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë të të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim feje, e mbledhur sot në qytetin e Vlorës, sapo shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi një qeveri të përkohshme përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave dhe ekzistencës së popullit shqiptar – i kërcënuar me shfarosje nga ushtria serbe – si dhe përgjegjëse për çlirimin e tokës kombëtare të pushtuar nga ushtritë e shteteve aleate.

 

Duke i sjellë në vëmendje Shkëlqesisë Tuaj rrëfimin e sipërm, kam nderin t’i lutem Qeverisë së Madhërisë së Tij Mbretërore që të njohë këtë ndryshim politik jetësor të Kombit Shqiptar. Shqiptarët, duke u bërë pjesë e familjes së popujve të Evropës Lindore për të cilën janë krenarë si paraardhës të saj dhe duke ndjekur vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike e të jenë element stabiliteti, janë të bindur se qeveria e Madhërisë së Tij Mbretërore dhe e gjithë bota e qytetëruar do t‘u rezervojnë atyre një mikpritje të ngrohtë duke i mbrojtur kundër çdo sulmi të ekzistencës së tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre. »

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-giuliano-s/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

 

Publikuar në :

 

Dielli :

http://gazetadielli.com/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit/

 

American Eye :

http://www.americaneye.al/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-ministrit-te-jashtem-te-italise/

 

Tirana Observer :

http://www.tiranaobserver.al/kur-ismail-qemali-i-kerkonte-ministrit-te-jashtem-italian-te-njihte-pavaresine-e-shqiperise/

 

Opinion.al :

http://opinion.al/le-figaro-30-nentor-1912-ismail-qemali-leter-markezit-te-san-giuliano-s-te-njohe-pavaresise-se-shqiperise/

 

Dita :

http://www.gazetadita.al/kur-ismail-qemali-i-kerkonte-ministrit-te-jashtem-italian-te-njihte-pavaresine-e-shqiperise/

 

VOAL :

https://www.voal.ch/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-giulianos-nga-aurenc-bebja-france-5-gusht-2017/

 

Dritare.net :

http://www.dritare.net/2017/08/05/kur-ismail-qemali-i-kerkonte-ministrit-te-jashtem-italian-te-njihte-pavaresine-e-shqiperise/1

 

Konica.al :

http://konica.al/2017/08/shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezi-te-san-giuliano-s/

 

Syri.net :

http://www.syri.net/arte-media/84538/shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-giuliano-s-30-nentor-1912/

 

Manastiri Lajm :

https://manastirilajm.com/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-giuliano-s/

 

Vloranews :

http://vloranews.net/?p=92523

 

360°.al :

http://www.360grade.al/rajon-bote/item/88639-le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemailit-drejtuar-markezit-te-san-giuliano-s

 

Bota Sot :

http://www.botasot.info/opinione/740878/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-ndash-giuliano-s/

 

Alb-spirit :

http://alb-spirit.com/2017/08/05/le-figaro-30-nentor-1912-ismail-qemali-leter-markezit-te-san-giulianos-te-njohe-pavaresise-se-shqiperise/

 

Shigjeta :

https://shigjeta.net/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-giuliano-s/

 

Tetovajonë :

https://www.tetovajone.com/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-giuliano-s/

 

EeTimes.al :

http://eetimes.al/index.php/kulture/4065-le-figaro-30-nentor-1912-ismail-qemali-leter-markezit-te-san-giuliano-s-te-njohe-pavaresise-se-shqiperise

 

Maqedonia Shqiptare :

https://maqedoniashqiptare.com/2017/08/le-figaro-30-nentor-1912-shkresa-e-ismail-qemalit-drejtuar-markezit-te-san-giuliano-s/