Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Qershor 2019
“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 24 shkurtit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me atentatin ndaj Ahmet Zogut, asokohe kryeministër i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Kryeministri shqiptar viktimë e një atentati
Romë, 23 shkurt.
Na shkruajnë nga Tirana, më 23 shkurt, nëpërmjet Agjencisë Stefani :
“Në momentin kur Kryeministri shqiptar, z. Zogu, hyri në sallën e Asamblesë Kushtetuese, një student me emrin Beqir Valteri, qëlloi tri herë me revolver mbi të, duke i shkaktuar plagë të lehta në dorë dhe në këmbë.
Nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e z. Zogu.
Fajtori u arrestua dhe u dorëzua para drejtësisë.
Qetësia mbretëron kudo.
Asambleja vazhdoi punën e saj. Z. Frashëri u zgjodh President.”
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1924-kryeministri-shqiptar-ahmet-zogu-viktime-e-nje-atentati/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.
Publikuar në :
https://americaneye.al/atentati-ndaj-zogut-ne-vitin-1924-cfare-shkruante-gazeta-franceze/
https://27.al/le-figaro-1924-kryeministri-shqiptar-ahmet-zogu-viktime-e-nje-atentati/
https://opinion.al/le-figaro-1924-kryeministri-shqiptar-ahmet-zogu-viktime-e-nje-atentati/
https://www.gazeta-shqip.com/2019/06/28/si-u-qellua-ahmeti-zogu-3-here-me-revolver-nga-studenti/
http://www.gsh.al/2019/06/28/le-figaro-kryeministri-shqiptar-viktime-e-nje-atentati/